• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjykata e Strasburgut gjobit Greqinë për dhunë ndaj të burgosurve shqiptarë

27/11/2018
Gjykata e Strasburgut gjobit Greqinë për dhunë ndaj të burgosurve shqiptarë

Gjykata e Strasburgut pranoi 11 denoncime (nga 22 të tilla) nga të burgosur shqiptarë dhe bullgarë në burgjet e Greqisë, të cilët u ankuan për keqtrajtim nga ana policisë greke më 13 prill të 2013-ës. Sipas tyre policia e ECAM në prani të prokurorit i dhunoi duke përdorur elektroshok. Gjykata vendosi të dënojë shtetin greke, për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

Disa ditë më vonë të burgosurit u ankuan te Prokurori i Grevenas për përdorimin e dhunës dhe elektroshokut kundër 31 të burgosurve, dhunës fizike dhe verbale. Media greke dikastiko.gr shkruan se ata i detyruan të burgosurit të ecnin në gjunjë dhe duke i poshtëruar të zhveshur.

Në lidhje me rastin u bë edhe një hetim paraprak, ndërsa përfundimi i së cilës hidhte poshtë pretendimet e të burgosurve për dhunë. Në nëntor të 2014-ës Prokurori në Gjykatën e Shkallës së Parë u shpreh i bindur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të dhënë një gjykim. Muajin në vijim edhe Apeli mbështeti përfundimin e zyrës së Prokurorit.

Të burgosurit kishin shenja në trup

Të burgosurit u identifikuan me hematoma dhe shenja të qarta dhune në trup. Ekspertiza zbuloi se 11 nga të burgosurit u keqtrajtuan nga efektivat e ECAM, të cilët u njoftua papritur për t’u marrë më një revoltë në burg. Qeveria u përpoq të justifikonte dhunën me argumentin e rritjes së sigurisë në burg.

Nuk u bënë hetime

Ajo ç’ka cilësohet si më e keqja sipas Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg është fakti se nuk u bë asnjë hetim efektiv nga prokuroria apo edhe policia në lidhje me rastin. Për këtë arsye kjo gjykatë e dënoi Greqinë për shkelje flagrante të drejtave të njeriut dhe dëmshpërbleu secilin nga 11 të burgosurit e dhunuar me 10 mijë euro dhe 1500 për dëmet ligjore dhe kostot e tjera proceduriale.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Granit Xhaka mund të ndërrojë destinacion, trajneri i Chelsea kërkon ribashkimin me mesfushorin shqiptar

Granit Xhaka mund të ndërrojë destinacion, trajneri i Chelsea kërkon ribashkimin me mesfushorin shqiptar

28/06/2026
Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

Rekord pas rekordi, Lionel Messi nuk njeh limite, goli ndaj Jordanisë vendos një tjetër rekord për “yllin” argjentinas

28/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al