• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pse po lindin më pak gratë e Gjirokastrës? Jemi një ndër tre qarqet me normën më të ulët

29/11/2018

Në botën e zhvilluar, një normë fertiliteti prej 2.1 konsiderohet si niveli i zëvendësit të popullatës, apo me fjalë të tjera, numri mesatar i lindjeve për grua për të mbajtur numrin e popullsisë në nivel konstant.

Norma e fertilitetit në Shqipëri ka hyrë në një trend rënës që prej 2013-s. Në 2017-n norma mesatare e fertilitetit ishte 1.48, nga 1.54 që ishte një vit më parë. Kjo normë ishte dhe më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian në 2016-n. Lindjet mesatare për grua në Bashkimin Europian ishin 1.6. Kjo normë varion nga 1.94 lindje në Francë deri në 1.4 në Spanjë dhe në Itali.

Qarqet me lindshmërinë më të ulët në Shqipëri janë Vlora me 1.2 lindje për grua, Korça dhe Gjirokastra me 1.3 lindje për grua, Shkodra dhe Tirana me 1.4 lindje për grua, Fieri me 1.5 lindje.

Qarqet që kanë të njëjtën mesatare lindshmërie prej 1.6, sa edhe mesatarja e Bashkimit Europian, janë Durrësi, Berati dhe Elbasani. Ndërsa Lezha ka një mesatare prej 1.8 lindje për grua. Dy qarqet me normë më të lartë lindshmëria janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 2.2 dhe 2.3 lindje për grua.

Gratë në Shqipëri po lindin më pak

Nga viti në vit, numri i lindjeve po bie me shpejtësi, duke sinjalizuar një situatë tashmë alarmante për popullsinë e vendit. Zhvillimet demografike po bëhen dramatike edhe prej emigracionit të lartë të moshave të reja, duke sinjalizuar një perspektivë jo të mirë për zhvillimet sociale dhe ekonomike në vend në të ardhmen e afërt.

Sipas INSTAT gjatë 9-mujorit 2018, numri i bebeve të lindura ishte 22% më e i ulët se e njëjta periudhë e një viti më parë. Këtë vit lindën 5266 bebe më pak dhe kjo rënie është shumë më e madhe edhe se skenari pesimist për projeksionet e popullsisë 2011-2031 lëshuar nga INSTAT.

Përgjithësisht numri vjetor i lindjeve në Shqipëri luhatet në 32-24 mijë bebe në vit. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 30 mijë bebe, teksa gjatë 9 muajve të 2018 kanë lindur vetëm 18,120 bebe. Sipas skenarit pesimist të projeksioneve të popullsisë te INSTAT, numri i bebeve të lindura me 2018 duhet të jetë pak më shume se 27 mijë foshnja. Që të përmbushet projeksioni i skenarit pesimist duhet të lindin së paku edhe 9 mijë foshnja në të gjithë vendin në tremujorin e mbetur.

Vlora ishte qarku me rënien më të lartë të lindjeve me rreth 36%, e ndjekur nga Gjirokastra me mbi 35 %. Rënia e lindshmërisë në Vlorë po ndikohet edhe nga Emigracioni i Lartë. /Monitor

Related Posts

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës
Kryesore

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës

27/04/2026
Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ PSG fiton në thriller-in e 9 golave në Champions, Bayerni beson te përmbysja në Mynih për finalen e madhe

VIDEO/ PSG fiton në thriller-in e 9 golave në Champions, Bayerni beson te përmbysja në Mynih për finalen e madhe

28/04/2026
VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Bayernit në Champions, dy gola të shpejtë në pjesën e dytë

VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Bayernit në Champions, dy gola të shpejtë në pjesën e dytë

28/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al