• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Mbështetje për integrimin e komunitetit rom në Shqipëri

30/11/2018
Kumbaro: Mbështetje për integrimin e komunitetit rom në Shqipëri

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në konferencën “Kremtimi i identitetit europian dhe kulturës së romëve në Shqipëri”, u shpreh se “respekti, nderi, e njëkohësisht dinjiteti: është vlera më e madhe në të cilën beson populli rom”.

“Njohja e tjetrit fillon nga respekti: Në kohët moderne kur kufijtë etnikë nuk janë më ngujime të gurta, nuk janë kulla të mbyllura dhe frëngji qorre, por ura përbashkuese, ku popujt takohen, këmbehen, japin e marrin, shkëmbejnë vlerat duke pasuruar veten, është mirë që marrëdhëniet tona me këtë komunitet të kenë për bazë pikërisht këtë fjalë: Respektin. Respektin për traditat e veçanta, për kulturën, për mënyrën sesi e shikojnë dhe konceptojnë jetën: perëndimi i ngrysur ka nevojë për mirësinë dhe gëzimin me të cilën e jeton ky komunitet, e sidomos mënyrën e perceptimit të kohës dhe hapësirës”, u shpreh Kumbaro.

Muzika është një tjetër element shumë i rëndësishëm i kulturës së romëve sipas Kumbaros, ku është koncentruar e gjithë trashëgimia e tyre, filozofia e jetës, rrëfimi e kujtesa. Këto mënyra të ndryshme perceptimi të botës, këto vlera të veçanta të komuniteteve të ndryshme ndoshta kanë nevojë të gërshetohen duke kuptuar se asnjëra nuk është e përsosur dhe secila ka nevojë për tjetrën.

“Pas dy luftërave shkatërrimtare të shekullit të kaluar dhe vatrave të ndezura ende sot, bota e ka kuptuar më së miri se nuk mund të jetojë në paqe, nuk mund të ndërtojë një të ardhme nëse nuk u bën vend të gjithëve në një sofër të përbashkët, duke respektuar gjithsecilin. Gishtat e dorës janë të gjithë të ndryshëm, por dora nuk mund të kryejë funksionet siç duhet pa i bashkuar të gjithë ata. Ky është edhe kuptimi që merr diversiteti dhe respekti për vlerën që sjell gjithsecili,” vijoj Kumbaro.

Ministria e Kulturës po punon për integrimin e vlerave kulturore të të gjitha pakicave kombëtare në përgjithësi e në veçanti për komunitetit rom në të gjitha veprimtaritë kombëtare të trashëgimisë kulturore jomateriale.

“Ministria e Kulturës ndihmon financiarisht dhe në drejtimin organizativ projektin Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor” si e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e pakicave kombëtare që bashkëjetojnë në vendin tone. Në të gjitha veprimtaritë e përvitshme kombëtare të trashëgimisë shpirtërore që zhvillon Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike janë ftuar të marrin pjesë grupe të ndryshme nga pakicat kombëtare, ku mund të përmendim Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, Festivalet Folklorike Tipologjike Kombëtare. Po kështu janë mbështetur në vazhdimësi veprimtari kombëtare e lokale kulturore, artistike, sportive, rinore, në fushën e botimeve, etj. ku është i përfshirë komuniteti rom. Sepse besojmë fort se kultura është e vetmja rrugë përmes të cilës mund të njohim, të duam e të respektojmë tjetrin, duke krijuar kësisoj bazën për ndërtimin e një marrëdhënie të shëndetshme e afatgjatë,” përfundoi Kumbaro.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

Tezja e Selinit mohon thashethemet për Mirin: Nuk mund të ketë pëlqim për babanë e saj

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al