106 vjetori i shpalljes së pavarësisë është përkujtuar sot në Gjirokastër, në një ceremoni modeste, ku në Kalanë e Gjirokastrës u ngrit flamuri kombëtar. Më pas ceremonia vijoi me homazhe në bustin e patriotit Hasan Xhiku. Ky i fundit më 4 dhjetor të vitit 1912, ngriti flamurin kuqezi në qytetin e Gjirokastrës dhe shpalli pavarësinë.
©ArgjiroLajm.net