• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, në shkurt nis ‘sherri’ për një karrige mes Florian Taçit dhe Nertil Nebiajt

04/12/2018
Gjirokastër, në shkurt nis ‘sherri’ për një karrige mes Florian Taçit dhe Nertil Nebiajt

Nga 1 shkurti i 2019-s, zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Paralelisht, qeveria ka dërguar në Kuvend një projektligj që merret me trajtimin e proceseve që lidhen me kthimin e pronave, legalizimin e ndërtimeve pa leje, me tokën e shpërndarë me ligjin 7501, si dhe inventarizimin e pronave shtetërore. Ndërkohë, Agjencia e Kadastrës do të jetë e organizuar në nivel qendror dhe lokal.

“Legjislacioni i ri i përmbledh të gjitha këto procese në një ligj të vetëm. Besoj se i pari që do të mbyllet do të jetë procesi i legalizimeve dhe i fundit në kohë që do të mbyllet është procesi i trajtimit të pronës, sepse vet ligji i trajtimit të pronës e parashikon me afat 10-vjeçar”, tha Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t.

Nga viti 1994, Shqiperia rezulton me 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, nga të cilat rreth 3.8 milionë janë të regjistruara dhe rreth 600 mijë pasuri të tjera të paregjistruara, por përsëri një pjesë e mirë e pronave rezulton me probleme.

“Rezulton që rreth 2.5 milionë e pasurive të regjistruara janë me probleme, që do të thotë minimlaisht duhen azhornuar, përmirësuar. Maksimalisht duhen bërë nga fillimi”, tha më tej Lame.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri. Fillimisht ky institucion do të ketë mbështetje buxhetore, ndërsa më pas do të kalojë gradualisht me vetëfinancim, duke shfrytëzuar tarifat e shërbimit. Sa i përket Gjirokastrës ende është herët për të folur për drejtorin e ri të kësaj agjencie. Do të jetë Florian Taci, aktualisht drejtor i Hipotekës apo Nertil Nebiaj, drejtor i ALUIZNI-t?

Related Posts

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
Zjarr në Lazarat
Kryesore

Zjarr në Lazarat

25/07/2026
Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026
Kryesore

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi
Kryesore

U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al