• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetja greke mesazh prekës për vrasjen e shqiptarit në Korfuz

04/12/2018
Deputetja greke mesazh prekës për vrasjen e shqiptarit në Korfuz

Vrasja e shqiptarit në Korfuz nga një shtetas grek, i cili thuhet se është pjesë e ekstremistëve të Agimit të Artë, ka sjellë një sërë reagimesh. Në vazhdën e tyre është edhe ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, e cila shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit grek, ndërsa ka mbajtur qëndrim të fortë.

Me fjalë mjaft prekëse, deputetja greke shprehet:

“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa ‘tregti e patriotizmit’ nevojitet ende, që pasardhësit ideologjike të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si ‘demokracia tradhtoi Maqedoninë’, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituara, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarpërit? Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të të ‘huajit’, të ‘shqiptarit’, të ‘jevgut-shkupianit’ dhe të ‘kundërshtuesve’?

Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, punëtor shqiptar i tokës. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin”.

Me të njëjtën forcë e dënon edhe partia e saj SYRIZA vrasjen e shqiptarit, ndërsa kërkon luftë të vazhdueshme e të fortë kundër racizmit.

“Vrasja brutale në Lefkimi të Korfuzit e punëtorit 63-vjeçar Petrit Zifle ishte një krim racist nga një anëtar i Agimit të Artë, rast për të cilin duhet të jepet menjëherë drejtësi. Konfirmohet në mënyrën më tragjike, edhe një herë, se organizata kriminale mbjell urrejtje, duke armatosur dorën e njerëzve kundër njerëzve.

Ky rast na kujton, megjithatë, përgjegjësinë e të gjithëve ne për të forcuar luftën kundër racizmit dhe nacionalizmit dhe atyre që kultivojnë intolerancën në shoqërinë greke. Dhe sigurisht dënimi i urrejtjes raciste dhe nacionaliste nuk duhet të bëhet me gjysmë fjalë dhe pas ngjarjeve, por të shoqërohet me luftë të vazhdueshme dhe të përditshme kundër manifestimeve të saj”, – shkruhet në njoftimin e fundit të SYRIZA.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al