• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kriza te Luftëtari, Zamira Rami ia lë dopio gjashtën Gole Tavos: Kam paguar çdo gjë!

07/12/2018
Gjirokastër, gruaja nga ‘Dunavati’ ‘bën për 1 lek’ Zamira Ramin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak (VIDEO)

Luftëtari u rikthye nga Kategoria e Parë në Kategorinë Superiore në përfundim të sezonit 2015-2016, me mbështetjen e fuqishme financiare nga ana e presidentit aktual Grigor Tavo, si dhe Bashkisë së Gjirokastrës.

Ky sukses i Luftëtarit “kulmoi” me kalimin e klubit Luftëtari nga organizatë jofitimprurëse, në sh.a (Shoqëri Aksionare), nëpërmjet VKB (Vendim i Këshillit të Bashkisë) nr:31, datë 15/07/ 2016. Bashkia Gjirokastër, me miratimin e këtij vendimi, posedon 25% të aksioneve, ndërkohë që 75% të aksioneve menaxhohen nga presidenti Grigor Tavo.

Marrë shkas nga zhvillimet e fundit brenda klubit të Luftëtarit, lidhur me situatën e rënduar financiare të ekipit bluzi. Zamira Ramin, kryetaren e Bashkisë Gjirokastër, e cila interesimit të gazetës iu përgjigj shkurtimisht. “Bashkia ka paguar çdo detyrim ndaj sh.a-së. Unë nuk kam pse të dal me prononcime menaxhimi financiar, se nuk kam qenë ndonjëherë pjesë e saj. Kam dhënë lekët 100%”, u shpreh shkurtimisht krybashkiakja Rami. Kujtojmë se për vitin 2018 Bashkia Gjirokastër për ekipin e futbollit Luftëtari vuri në dispozicion 230 milionë lekë të vjetër.

Në të njëjtën linjë me kryebashkiaken Zamira Rama është dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Vjollca Koka, e cila mes të tjerave, lidhur për pozitat e Luftëtarit në klasifikim dhe ngërçin financiar, u shpreh: “Ne si Këshill Bashkiak sa herë që është folur dhe diskutuar për ekipin e Luftëtarit i ngremë duart të gjithë dhe votojmë unanimisht. Luftëtari është trashëgimi e qytetit tonë dhe jemi krenarë për të.

Të tërë të kontribuojmë që të mos e humbim këtë vlerë, të cilën me plot gojë do ta quaja vlerë e shtuar. Unë jam gjirokastrite, me profesion mjeke, dhe Luftëtari më lumturon kur dëgjoj dhe e shoh mirë. Saktësisht, s’mund të them më shumë se kaq, por bashkia me në krye zonjën Zamira Rami është treguar korrekte dhe më shumë se duhet e angazhuar kur flitet për Luftëtarin.

Jo vetëm anëtarët e forcës sonë politike, LSI, por dhe të PS-së dhe PDsë asnjëherë nuk kanë hezituar të mos jenë bashkëpunues në miratimin e fondeve të buxhetit për sportin, veçanërisht futbollit. Jemi bashki e vogël, me halle shumë, por futbollin s’e kemi braktisur kurrë”. Në fund ka edhe një apel për biznesmenët vendas dhe qytetarët gjirokastritë: “Edhe njerëzit e thjeshtë sa të mundin të kontribuojnë për Luftëtarin, pse jo edhe biznesmenët e tjerë të qytetit”./Panorama Sport

Related Posts

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026
Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës
Kryesore

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës

27/04/2026
Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

John Branca: ku ndodhet sot avokati i Michael Jackson?

John Branca: ku ndodhet sot avokati i Michael Jackson?

29/04/2026
Olivia Wilde në qendër të vëmendjes për ndryshimin drastik në pamje

Olivia Wilde në qendër të vëmendjes për ndryshimin drastik në pamje

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al