Fotoja e mëposhtme ku është Enver Hoxha dhe serbi Dushan Mugosha nuk u lejua të publikohej në vitet e komunizmit në vendin tonë. Ndonëse mendohet se është botuar në Jugosllavi. Hoxha dhe Mugosha kanë pozuar në mënyrë të çudishme, jo të zakonshme për dy burra. Teksa i sheh në foto, Hoxha duket i zhveshur nga karakteri i ftohtë dhe i fortë i liderit të diktaturës. Ajo është bërë në Vitin 1942. Hoxha dhe Mugosha ishin miq të ngushtë gjë që e dëshmojnë edhe letrat që janë shkëmbyer mes tyre.