Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrisera të Dropullit.
“Më datë 06.12.2018, në fshatin Vrisera, në banesë, është gjetur i pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasi S.K., vjeç 57. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë Gjirokastër.
©ArgjiroLajm.net









