• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lajthit kunati i Kacifas: Turqia po nxit përplasjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rama e Tsipras të qetësojnë situatën

08/12/2018
Lajthit kunati i Kacifas: Turqia po nxit përplasjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rama e Tsipras të qetësojnë situatën

Pas ceremonisë së mbajtur në Bularat për të dyzetat e Kacifas, reagon kunati i këtij të fundit, Evangelis Sakellarakis. Papritmas, akuzat e tij kanë ndryshuar teksa më herët ai e drejtonte gishtin drejt shtetit shqiptar si fajtor për ngjarjen në Bularat. Tashmë, sipas tij, Turqia po nxit përplasje mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Teksa foli para mediave, kunati i Kacifas bëri thirrje që Rama dhe Cipras të diskutojnë e të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

Çfarë problemi keni pasur?

Personalisht nuk kisha asnjë problem, por kishin problem të tjerët, kishin shumë probleme. Në 10 veta, 8 u kthyen mbrapsht.

Përse mendoni se ka ndodhur kjo gjë, për sa kohë ju vetë nuk kishit probleme?

Unë e kuptoj që në të dy anët e kufirit ekzistojnë njerëz që nuk duan miqësinë mes dy popujve, por unë kam një mesazh për t’i transmetuar popullit dhe drejtuesve të shteteve nëpërmjet jush, që e ardhmja jonë është Evropa. Ne duhet të bashkëpunojmë, ne duhet të kemi flamurin tonë, ju duhet të keni flamurin tuaj, ne duhet të kemi besimin tonë, ju duhet të keni besimin tuaj, por ama duhet ta shikojmë veten të lidhur bashkë dhe në bashkëpunim me njeri-tjetrin.

Me këto që thoni, do të thotë se ju nuk jeni dakord me thirrjet anti-shqiptare që u hodhën në ceremoninë për Kacifas?

Parulla anti shqiptare nuk u dëgjuan, u dëgjuan parulla të tjera. Por u dëgjuan nga të dyja anët. Ne duhet t’i ndalojmë ato. Edhe Konstandino të njëjtën gjë ka thënë, nuk është drejtuar asnjëherë kundër një shqiptari. Edhe kur mamaja e tij i tha që çfarë po bën, do të vrasin, tha që nuk më vrasin se edhe policët fëmijë kanë dhe marrin një rrogë shumë të vogël në muaj. Pra, dhe Konstandinos nuk shfaqi qëndrime të kësaj natyre.

Dua t’i lutem kryeministrit tuaj zotit Rama dhe kryeministrit tonë zotit Cipras të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të kapërcyer këto probleme. Ne duhet të jemi bashkë, ne duhet të punojmë bashkë dhe duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët.

Dua t’ju them dhe diçka tjetër, është se Turqia në rastin konkret nuk ndihmon miqësinë mes dy popujve. Ne dhe Shqipëria jemi një familje dhe familja i zgjidh problemet brenda vetes dhe nuk pret ndihmën e të tretëve. Në këtë rast Turqia nxit përplasjen mes nesh. Dua të them edhe diçka të tjetër, vetëm të vërtetën. Ju e patë që këtu nuk ndodhi absolutisht asgjë, por ishte e papranueshme dhe e dënueshme ajo që ndodhi me policinë, e cila ndaloi dhe ktheu gjithë ata njerëz që donin të vinin sot këtu, do shkonin dhe në Gjirokastër, do kontaktonin me njerëz, do lidheshin dhe kjo lidhje do ndihmojë për njohje të mëtejshme dhe bashkim të mëtejshëm. Unë i them këto me shumë sinqeritet.

Related Posts

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026
Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës
Kryesore

Aksident i frikshëm në Llogara, barriera metalike futet brenda makinës

27/04/2026
Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elbasani, dy afrime vijnë nga Europa. Ja nevojat për Gvozdenoviçin

E pazakontë në transfertën e Vorës, Elbasani detyrohet ta nisë me debutim

29/04/2026
“Kam bërë seks me mbi 12,500 gra”/ Ish-i i Kim Kardashian habit me deklaratën, komentet: Mban ditar?

“Kam bërë seks me mbi 12,500 gra”/ Ish-i i Kim Kardashian habit me deklaratën, komentet: Mban ditar?

29/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al