• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëshpërohet ish-kryetari i PD Gjirokastër. Meqë Edi Ramën s’e mund dot opozita ia kërkon studentëve, por as tek ata s’ka shpresë

08/12/2018
Gjirokastër, kryetari i PD-së falenderon gazetarët e palodhur të portalit të tij dhe sulmon socialistët: Ata janë hipokritë, shohin vetëm interesin personal

Nga Roland Bejko

TUDENTËT SAPO E THANË : MOS KINI ASNJË ILUZION, ATA NUK PROTESTOJNË PËR TË RRËZUAR QEVERINË !
———————————————–
MIQ,

Përfundimisht mos ushqeni asnjë shpresë se protesta e studentëve do rrëzojë Qeverinë. Po besuat këtë keni për tu zhgënjyer. Kjo nuk do të ndodhë. Ky nuk do të jetë Dhjetori i Dytë për fat të keq.

Këtë nuk e them unë, por sapo e thanë me zë dhe figurë në studion e News 24 studentët Agred Tafaj dhe Skerd Nazifi :

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se ne nuk jemi revolucionarë. Nuk jemi aty për të rrëzuar qeverinë. Nëse do na afroheshin kushtet ne nuk do të protestonim. Kërkesat tona nuk janë madhore, por bazike. Nuk duam ngjyrime politike në protestë. Prandaj edhe nuk protestojmë para kryeministrisë.

Por, pavarësisht kësaj ne të gjithë duhet ti mbështesim studentët në kauzën e tyre. Nuk ka rëndësi nëse kjo është protestë apo grevë. Kërkesat e tyre nuk janë politike. Ata nuk po protestojnë për mijra hallet që kanë shqiptarët të shkaktuara nga qeveria dhe klika e Edi Ramës. Ata protestojnë thjesht për kushtet e tyre.

Ata kanë vetëm një apo disa kërkesa të karakterit administrativ dhe social që presin t’jua plotësojë Edi Rama.

Dhe afërmendsh. Edi Rama nuk ka për ta lënë protestën të përshkallëzohet në dëm të pushtetit të tij. Ai me gjasë ka për ti plotësiar kërkesat administrative dhe sociale të studentëve dhe më tej do ta shesë veten para opinionit publik si reformator, tolerant dhe luajal.

Rama ka për ta kapitalizuar si sukses personal përfundimin e kësaj proteste.
Ai si gjithmonë është i keqi dhe i miri njëherësh, inkuizitori dhe libertadori gjithashtu.
Sot i strukur nga frika se nuk është i sigurt se si do marë protesta, por nesër hokatar dhe bufon do na çajë veshët për tolerancën dhe mirëkuptimin me studentët dhe pedagogët.

Dhe në fund faji do ti mbetet si gjithmonë opozitës.

Prandaj, për mendimin tim, opozita duhet me çdo kusht e me çdo çmim të marë në dorë situatën dhe të mbledhë në Tiranë gjithë përenjtë e pakënaqësisë, rebelimit dhe urrejtjes popullore ndaj Qeverisë shqiptare dhe posaçërisht ndaj Edi Ramës.

Për çdo çështje e problematikë ajo duhet të prezantojë zgjidhjen që ofron nesër në pushtet, qëndrimet e saj, mes të tjerash edhe për ligjin për arsimin e lartë.

Ndryshe shkalla e besimit të qytetarëve te opozita do të jetë për fat të keq në kuota të ulëta.

Ah dhe diçka. Meqë sot është 8 dhjetori, dita që përkujton rebelimin studentor që çertifikoi rënien e njërës prej diktaturave më të egra në Evropë, ju lutem mos na fyeni sakrificat tona të asaj kohe duke e krahasuar këtë protestë me protestën tonë. Ne ishim qartësisht për rrëzimin e qeverisë, sistemit, diktaturës. Këta të sotmit janë aty për kushte më të mira në habitatin e tyre në universitete dhe në konvikte. Kaq.
Pra, ky nuk mund të quhet Dhjetori i Dytë. Joo. Të paktën sipas asaj që sapo deklaruan me zë dhe figurë sot në tv dy nga studentët më aktivë të protestës.

Ehuuu s’kanë të krahasuar protesta jonë me këtë të këtyre.

Oh sa do të doja të ishte ndryshe. Sa krenar do më bënte ky brez studentësh. Do lus të ndryshojnë mendje në ditët që do vijnë. Ashtu do mbeten në histori, kurse siç deklaruan sot, do harrohen shpejt dhe nuk do ti japin ndonjë ndihmë kushedi se çfarë aspiratës sonë evropane, demokracisë e shpresës së shqiptarëve pavarësisht thirrjes së tyre të përditshme ” E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” . ( që natyrisht, plotësimi i kërkesave të tyre të deritashme nga ana e qeverisë, dhe kthimi i tyre në konvikte e shtëpi me këtë “trofe”, nuk mund ta bëjë Shqipërinë si gjithë Evropa duke e lënë sërish atë në duart e Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.)

Gjithsesi ju uroj suksese studentëve në plotësimin e kërkesave të tyre dhe i falenderoj që në këtë studio televizive ata i dhanë përgjigje edhe pyetjes sime se përse nuk protestojnë, dhe më keq akoma, përse madie as nuk kalojnë përpara kryeministrisë, por futen rrugicave e kthinave të lagjeve për të shkuar nga universiteti te vendi i protestës, te Ministria e Arsimit.

Mbarë jua bëftë zoti studentëve se edhe sikur vetëm me paketën e kërkesave të tyre të realizuara të kthehen në auditore, ata do mbahen mend për tronditjen që i bënë regjimit në pushtet dhe sistemit të tij kriminal që po varfëron përditë e më shumë prindërit dhe popullin e tyre. Por nëse do ta përmbysnin qeverinë duke thirrur pranë tyre gjithë popullin e revoltuar, ata do të instalonin një NORMË që deri sot mungon. Pra do tu jepnin pushtetarëve një mesazh të qartë se qytetarët shqiptarë të rrëzojnë nga karigia kur ti abuzon me pushtetin dhe të drejtat e tyre.

Por ama dikush tu thotë të paktën studentëve se po humbasin një shans të rrallë për tu futur në histori duke shembur një çiban, një sistem të pashoq kleptokrat.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al