• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Po shkonte drejt Bularatit, Gjykata e Sarandës liron policin grek që shoqëronte deputetin

09/12/2018
Po shkonte drejt Bularatit, Gjykata e Sarandës liron policin grek që shoqëronte deputetin

Gjykata e Sarandës ka liruar 35-vjeçarin Marios Gogolos, duke vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal detyrim paraqitje, në përputhje me kërkesën e prokurorisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Marios Gogolos, efektivi i policisë greke i arrestuar dje nga policia e Sarandës të lihet i lirë. Kjo është kërkesa e Prokurorisë.

Organi i akuzës ka kërkuar sot nga gjykata që arrestimi i 35-vjeçarit të cilësohet i ligjshëm dhe ndaj të tij të jepet masa e sigurimit personal “detyrim paraqitje”. Shoqëruesi i Vasilis Jojaka, deputet i Demokracisë së Re, u ndalua dje në postbllokun e Kranesë në Sarandë, teksa shkonin për në Bularat, për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Kostandino Kacifas, 40 ditë pas ndarjes së tij nga jeta.

Gogolos, banues në Gumenicë, Greqi, me detyrë punonjës policie në Igumenicë është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë.

“Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08.12.2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor ‘Sarandë-Gjirokastër’, në vendin e quajtur ‘Ura e Kranesë’, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, Gjirokastër është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë me një armë zjarri pa leje, e tipit pistoletë me 6 fishekë”, njoftoi Policia.

Ndërkohë, sipas burimeve nga pala greke, badigardi deklaroi në kufi se kishte me vete armën e tij, ndërsa Policia shqiptare deklaron se ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Related Posts

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

22/10/2026
Kryesore

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

22/10/2026
Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!
Lajme

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

Barazim ndaj Rennes, një pikë për Juven në Europa League (VIDEO)

22/10/2026
Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

Djegia e Komisariatit Nr.3, policia arreston të riun nga Gjirokastra

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al