Studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër do të vijojnë protestën e tyre edhe ditën e sotme. Ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se do të mblidhen sërish paradite përpara universitetit, për t’u solidarizuar me protestën në mbarë vendin. Protesta e tyre e parë u zhvillua ditën e djeshme. Mësohet sa ka edhe pak studentë nga Gjirokastra që janë nisur drejt kryeqytetit në protestën përpara Ministrisë së Arsimit. Protesta studentore në mbarë vendin vijon prej 5 ditësh. Sot kryeministri Edi Rama ka njoftuar zhvillimin e një diskutimi me studentët live përmes rrjetit social Facebook.
©ArgjiroLajm.net