• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Protesta e kërcënuar nga pengmarrja politike, përshkallëzimi autogoli që duhet shmangur

11/12/2018
Sekretari i grupit parlamentar të LSI në Kuvend përçan protestën e studentëve, thirrje për marshim para kryeministrisë

Nga Endri Kajsiu/

Ndërsa protestat kanë hyrë në javën e tyre të dytë, studentët rrezikojnë të hyjnë në një rrugë pa krye, e cila vendos në rrezik të gjithë lëvizjen e tyre.

Pa dyshim, sot, është shumë e lehtë të jesh me studentët. Kauza e tyre jo vetëm është joshëse, por edhe e drejtë.

Për më tepër, është e vështirë të mos ndiesh simpati ndaj një grupi të rinjsh politikisht aktivë, që nesër do të jenë ata që do të marrin në dorë fatet e vendit tonë.

Megjithatë, në këtë pikë, të nesërmen e daljes publike të Kryeministrit që premtoi jo vetëm realizimin e kërkesave të tyre, por edhe më shumë nga sa ishte kërkuar, protesta përballet me dy rreziqe thelbësore, e para humbja e besueshmërisë dhe më e rënda, pengmarrja e saj nga grupe politike të interesuara për të mbjellë kaos.

E para, është më e thjeshtë për t’u analizuar. Studentët iu qepën rrugëve, e ditë pas dite, kërkesat e tyre kanë metastazuar në një listë gjithmonë edhe më të fryrë kërkesash.

Mungesa e një lidershipi është mbase edhe pika më gjenuine dhe interesante e këtyre protestave, e pikërisht ajo që e bën atë të fitojë simpatinë e shumë njerëzve të painteresuar politikisht.

Megjithatë, sot mungesa e këtij lidershipi rrezikon të luajë në disfavor të studentëve.

Kjo sepse askush nuk është në gjendje më të thotë se çfarë duhet të synojnë më tej dhe sa duhet të vazhdojë lëvizja e tyre.

Në kushtet kur qeveria ka pranuar kërkesat e tyre, vazhdimi i mëtejshëm i protestave kërcënon pikërisht thelbin e kësaj lëvizje, besueshmërinë e saj.

Refuzimi për dialog, në momentin kur studentët gëzojnë një pozitë force në tryezën e bisedimeve mund të dëmtojnë rëndë frymën dhe qëllimin fillestar të lëvizjes.

Ndërkohë, mundësia e pengmarrjes së protestës bëhet gjithmonë e më reale.

Dy ditë më parë, eksponentë të PD dhe LSI goditën një profesor. Forumet e tyre rinore janë angazhuar për të nxjerrë sa më shumë të rinj në sheshe.

E ndërsa tek studentët do të fillojë të ndihet efekti lodhjes, pas dalldisë fillestare që krijon efekti i masës, ata po zëvendësohen gjithmonë e më shumë me elementë partiakë me synime krejtësisht të ndryshme.

E nëse kjo do të ndodhë, nëse protesta do të merret peng nga qëllimet politike, e gjithë kjo përpjekje e studentëve nuk do të arrijë të prodhojë asnjë rezultat real.

Kompromisi i ofruar nga qeveria vjen pikërisht sepse deri më tani, studentët kanë qenë të depolitizuar. Ky qëndrim, natyrshëm do të ndryshojë, në momentin e parë që do të përceptohet se protestat janë një mantel i hollë, pas të cilës fshihet një axhendë politike.

Për të gjithë këto arsye, sot rruga më e mirë është ajo e kompromisit, e dialogut, ashtu siç tregon edhe qëndrimi i shumicës së shqiptarëve aktivë në rrjetet sociale apo në media.

Vazhdimi i mëtejshëm i protestave, pa një axhendë dhe pa një lidership, jo vetëm që ekspozon studentët ndaj një politizimi të padëshiruar, por mbi të gjitha rrezikon të gjithë arritjet e deritanishme, duke kërcënuar protestën me efektin e kështjellës prej rëre.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hetimi për dhunë në familje: Flet për herë të parë Dakota Mortensen

Publikohen pamjet e grindjes së Taylor Frankie Paul dhe Dakota Mortensen, ABC ndalon “The Bachelorette”

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

Çfarë ndodhi? Chuck Norris dërgohet me urgjencë në spital

19/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al