Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. M, 33 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën rrurale Piskovë – Pagri, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i rrugës së Frashërit”, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij, i’u gjet e sekuastrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprime të mëtejshme, neni 278 i Kodit Penal.