Çmimi i gazit ka shënuar një tjetër rritje për vitin që sapo ka nisur. Edhe pse deri në fund të vitit 2016 një litër gaz kushtonte 45-50 lekë, në shkurt 2017 një litër gaz kushton 67-75 lekë.
Pra çmimi i gazit është rritur mbi 50 % në më pak se 2 muaj edhe pse rritja e çmimit ishte si reflektim i vendosjes së akcizës me rreth 8 lekë për litër për gazin që përdorin automjetet, rritja me gati 30 lekë është uniform edhe për përdoruesit e tjerë si biznese apo familjarë.
Operatorët e pikave të gazit shprehen se kjo rritje ka ardhur si pasojë e vendosjes së akcizës dhe rritjes së çmimit të gazit në bursat ndërkombëtare.
Autoriteti i Konkurencës ka hapur një hetim paraprak për segmented e tregut që abuzojnë me çmimin.