• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Librat për ‘Vorio Epirin’ dhe dokumentari ‘Heronjtë luftojnë si grekë’, dy raste kur Panajot Barka përdhos Universitetin e Gjirokastrës

16/12/2018
Librat për ‘Vorio Epirin’ dhe dokumentari ‘Heronjtë luftojnë si grekë’, dy raste kur Panajot Barka përdhos Universitetin e Gjirokastrës

Mbrëmjen e kaluar Panajot Barka, me detyrë shef i  Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës, u ndalua nga policia në Kakavijë pasi me vete kishte rreth 20 libra me përmbajtje për të ashtuquajturin ‘Vorio Epiri’, libra që do t’i conte në universitetin ‘Eqrem Cabej’. Por kjo nuk është hera e parë që Barka tenton të përdorë Universitetin e Gjirokastrës për qëllimet e tij politike mbi të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’. Tre vjet më parë, fiks në dhjetor 2015, u zbulua një tjetër skandal që mbante firmën e Panajot Barkës.

Kujtoni dokumentarin e realizuar prej departamentit që drejton Barka në Universitetin ‘Eqrem Cabej’, dokumentar i cili i bën jehonë miteve dhe ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë. Bëhet fjalë për një dokumentarin me titull: “Heronjtë luftojnë… si grekë”. I gjithë materiali është në gjuhën greke dhe “hedh dritë” mbi mitologjinë, vendet antike në Shqipëri që kanë përcaktime sipas tij, me burim gjuhën helene e deri te marrëveshjet mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj greke, për varrezat e ushtarëve grekë. Përderisa materiali është punuar në gjuhën greke dhe është hedhur për t’u ndjekur nga kanale të shtetit fqinj në youtube, nuk do të kishte ndonjë habi të madhe nëse për autor do të ishte ndonjë individ apo grup ekstremist. 

Por në këtë mes mund të bëhet fjalë për një skandal, për shkak se i gjithë dokumentari, ashtu siç përmendet edhe në pjesën përshkruese të videos, është i përgatitur nga një prej departamenteve të Universitetit Shtetëror të Gjirokastrës. Ndërsa për xhirimin e tij janë shfrytëzuar mjetet e TVSH-së, dega Gjirokastër. Teksti dhe skenari është nga Panajot Barka, shefi i departamentit, personi i cili lexon në greqisht të gjithë dokumentarin. Në gjatësinë kohore të tij prej 33 minutash e 22 sekondash, i bëhet jehonë e madhe luftës italo-greke, duke ngritur gati në piedestal Greqinë me rastin e 75-vjetorit të JO-së greke ndaj Italisë.

Dokumentari ishte publikuar në  faqen zyrtare të  Universitetit të Gjirokastrës, edhe pse kishte një përmbajtje skandaloze. Fjala vjen, sipas dokumentarit, kalaja e Gjirokastrës mori emrin e Argjirosë, e cila ishte me orgjinë greke, e po kështu edhe vet qyteti i Gjirokastrës. E jo vetëm kaq, sepse më tej dokumentari thekson se, edhe mënyra e ndërtimit të kalasë, ikonat e pikturat tregojnë se këtu mori një hov edhe më të madh qytetërimi grek. Rst tjeter eshte Antigonea, që ngrihet jo larg qytetit të Gjirokastrës, në histori njihet si një qendër e themeluar nga Pirro i Epirit në respekt të gruas së tij të parë, Antigonesë. Ndërkohë në dokumentarin, për të cilin ne po flasim, ky qytet antik konsiderohet si një qendër e qytetërimit dhe zhvillimit grek. Në vitin 167 para Krishtit – sipas dokumentarit, – Antigonea do të shkatërrohej së bashku me 70 qytete të tjera të Vorio Epirit. 

Ky ishte një dokumentar i rëndë, aq më tepër kur dihet se vjen nga sallat e një institucioni arsimor, që mban emrin e një prej figurave më të mëdha të shkencës, arsimit e kulturës shqiptare, Eqerem Çabejt. Një universiteti, që nuk ka rreshtur së nxjerri figura të njohura, duke përfaqësuar një nga qytetet me traditën më të spikatur kulturore, historike e patriotike. Komentet janë të tepërta. Organet përkatëse duhet të kishin vënë përpara përgjegjësisë arkitektët e këtyre rrymave ekstremiste, që nuk i shërbejnë kurrsesi bashkëjetesës, bashkëpunimit, apo ngritjes së urave të komunikimit e tolerancës. Përkundrazi, materiale të tilla shërbejnë veç për të nxitur ndasi e për të krijuar probleme. Ligjet janë të qarta, tashmë thjesht duhen zbatuar. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kylie Jenner ul çmimin e vilës luksoze në Hidden Hills vetëm një muaj pas listimit

Kylie Jenner ul çmimin e vilës luksoze në Hidden Hills vetëm një muaj pas listimit

01/05/2026
Familja e Zayn Malik apel për bamirësi mes shqetësimeve për gjendjen e tij shëndetësore

Familja e Zayn Malik apel për bamirësi mes shqetësimeve për gjendjen e tij shëndetësore

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al