• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

KE: Arsimi, shqiptarët, më të pakënaqurit në Europë

17/12/2018
KE: Arsimi, shqiptarët, më të pakënaqurit në Europë

Shqiptarët janë më të pakënaqurit në Europë me arsimin dhe janë njerëzit më të ardhura të ulëta të cilët e vuajnë më shumë. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, të zhvilluar nga Komisioni Europian në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato kandidate për tu anëtarësuar, Shqipëria ka nivelin më të ulët të kënaqësisë me arsimin në vend (satisfaction with education). Niveli i kënaqësisë në vend është 5.8, ndërsa mesatarja e Europiane është 7.3.

Edhe në krahasim me vendet e tjera kandidate për t’u anëtarësuar, shqiptarët janë sërish më të pakënaqurit. Nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj arsimit e ka Serbia, pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian. Të anketuarit atje kanë raportuar një nivel kënaqësie nga sistemi arsimor prej 7.2 pikë. Mali i zi gjithashtu ka një nivel të lartë kënaqësie me sistemin arsimor, me një diferencë të ngushtë me Serbinë, prej 6.7 pikësh. Më pas vendet ndiqen nga Maqedonia dhe Turqia me përkatësisht 6.1 dhe 6 pikë.

Në Europë, vendet me nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj sistemit arsimor janë Danimarka me 8.2 pikë dhe Finlanda me 7.9 pikë. Ndërsa nivelin më të ulët e ka Greqia me 6.5 pikë.

Por siç tregojnë rezultat e Anketës së Cilësisë së Jetës, Shqipëria ka dhe pabarazinë më të madhe për sa i përket arsimit. Sipas të ardhurave, më të pakënaqurit me arsimin në vend janë njerëzit me të ardhura të ulëta. Eurofound i ka ndarë të anketuarit në katër klasa të ardhurash (nga klasa I në IV) duke i renditur nga më e ulëta tek më e larta. Individët me të ardhura më të ulëta kanë nivelin më të ulët të kënaqësisë ndaj arsimit, me 4.6 pikë. Ndryshe nga Shqipëri, në vendin fqinj, Malin e Zi, të anketuarit që i përkasin nivelit më të ulët të të ardhurave kanë një nivel kënaqësie më të lartë se mesatarja.

Në kontrast me të anketuarit më të ardhura të ulëta, ata që iu përkasin klasës IV të të ardhurave kanë raportuar relativisht të lartë kënaqësie ndaj sistemit arsimor. Në krahasim me vendet e rajonit për të anketuarit më të ardhura të larta, Shqipëria ka nivel të lartë të kënaqësisë ndaj arsimit.

Studentët shqiptarë prej më shumë se 10 ditë janë ngritur në protestë ndaj cilësisë së universiteteve në vend. Kërkesë kryesore e studentëve është përgjysmimi i tarifave universitare dhe përmirësimi i kushteve në auditore dhe konvikte, duke rritur buxhetin për arsimin në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Arsimi iu rëndon shqiptarëve krahasuar me BE-në. Pesha e shpenzimeve për arsim ishte sa gati 4% e totalit të shpenzimeve të familjeve, nga 1% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al