• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Karta e Studentit në Gjirokastër, dështimi sistematik i të gjithë drejtuesve të këtij universiteti

17/12/2018
Viti i ri akademik në Gjirokastër, Golemi: Universiteti ‘Eqrem Çabej’, qendër e arsimit të lartë në jug të vendit

Gjatë këtyre ditëve të protestave studentët e Universitetit ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër, përpiluan edhe një listë të tyre me 8 kërkesa të veçanta. Mes tyre binte në sy edhe kërkesa për pajisjen e tyre me Kartën e Studentit. Ky dokument unik në mbarë botën, për studentët në Gjirokastër dhe mbarë vendin, nuk është parë kurrë. Por fakti që universitetet e tjera në Shqipëri s’i kanë pajisur studentët me Kartë Studenti, nuk e amniston aspak Universitetin ‘Eqrem Çabej’. Pajisja me Kartë Studenti është detyrim ligjor i çdo institucioni të arsimit të lartë në Shqipëri. Jo vetëm ligji i Arsimit të Lartë i vitit 2015, por edhe ligji i vitit 2007 (Nr.9832) e kanë të përcaktuar qartë detyrimin e universiteteve për të pajisur studentët me Kartën e Studentit, dokument përmes së cilit ata përfitojnë lehtësi në shërbime të ndryshme publike e private.

Natyrisht që Karta e Studentit bëhet na bashkëpunim me pushtetin vendor. ArgjiroLajm.net u interesua pranë Bashkisë Gjirokastër nëse ka pasur ndonjëherë kërkesë apo përpjekje prej Universitetit ‘Eqrem Çabej’ për t’i pajisur studentët me Kartë. Rezulton se ka zero përpjekje! Asnjëherë drejtuesit e Universitetit të Gjirokastrës nuk kanë lëvizur gishtin për të përmbushur një detyrim ligjor karshi studentëve.

Karta e Studentit në Gjirokastër është një dështim sistematik që bashkon drejtuesit e këtij universiteti ndër vite dhe natyrisht pushtetin vendor. Së paku asnjë nga tre rektorët e fundit, Bektash Mema, Gëzim Sala e Kristaq Kikina, nuk kanë inicuar një përpjekje të vetme, asnjë bashkërendim pune me Bashkinë Gjirokastër, për të pajisur të rinjtë e të rejat me Kartën e Studentit. Ky dokument që lehtëson ndjeshëm jetesën dhe aktivitetin e studentëve bëhet në bashkëpunim me pushtetin vendor.

Për fat të keq në Gjirokastër ka zero iniciativë në këtë drejtim. Karta e Studentit  u krijon mundësi të rinjve nga 18 në 28 vjeç të përfitojnë shërbime e produkte me çmime të reduktuara apo me kushte më të favorshme për ta. Fjala vjen transport falas ose me çmim të reduktuar, bileta për kinema, muzeume, ambiente sportive, restorante apo njësi të tjera kundrejt një çmimi të reduktuar. A do ta bëjë Universiteti i Gjirokastrës këtej e tutje Kartën e Studentit? Derisa nuk është bërë për gjithë këto vite, zor të shpresohet se do të bëhet.

Deri më tani të gjithë bashkë, prej Bektash Memës e me radhë, mbaheni mend si akademikë që thjesht keni ndërruar vendet me njëri-tjetrin në poste drejtuese, keni punësuar familjarët tuaj dhe e keni ‘vulosur’ rrënimin e universitetit. Të paktën le të dalë dikush nga ju të bëjë diçka ndryshe, le të dalë dikush të çojë deri në fund zbatimin e ligjit; Kartë Studenti për të gjithë ata që studiojnë në Universitetin ‘Eqrem Çabej’. E sigurt se ai që e bën këtë gjë, ka për t’u mbajtur mend më gjatë se çdo drejtues tjetër dhe do të meritojë respektin e studentëve.

©argjiroja.net 

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

“Kam humbur shumë para…”/ MC Kresha përballet me ish partneren, Rozana Radin, shfaqet në “Goca dhe Gra”

02/05/2026
Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

Kush janë 5 fermerët e preferuar të publikut në’Ferma VIP’, çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër?

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al