• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat e skandalit në Bashkinë Gjirokastër, Rigelsi i partisë dhe pse Zamira Rami nuk e thotë dot të vërtetën

19/12/2018
Prapaskenat e skandalit në Bashkinë Gjirokastër, Rigelsi i partisë dhe pse Zamira Rami nuk e thotë dot të vërtetën

Pas interesimit të ArgjiroLajm.net kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, ka folur për skandalin e denoncuar mbrëmë në emisionin investigativ ‘Stop’, sipas së cilit një prej punonjësve të bashkisë, Rigels Malile, rezulton me diplomë të falsifikuar. Në përgjigjet e saj Zamira Rami nguron ta marrë plotësisht në mbrojtje Rigels Malilen, pra nuk është 100% e bindur se diploma e tij është origjinale, duke lënë gjithashtu të hapur mundësinë që ta çojë edhe në Prokurori nëse faktohet se ai e ka falsifikuar. Por deri më tani të bëjnë përshtypje dy gjëra. E para, nëse Zamira Rami s’do kishte asnjë dyshim për shkollimin e Rigels Maliles, do e kishte bërë vetë ajo publike diplomën e tij dhe do e mbronte me forcë.

E dyta, do të ishte vetë Rigels Malile që do të kishte reaguar me forcë për të mbrojtur shkollimin dhe integritetin e tij. Nuk ndodhi kështu. Edhe Zamira Rami heziton ta mbrojë, edhe Rigels Malile nuk ka bërë asnjë reagim publik. Të kuptohemi qartë, nuk bëhet fjalë për një nëpunës të zakonshëm në adminstratën e Bashkisë Gjirokastër, por për një prej njerëzve të afërt të Zamira Ramit dhe vëllezërve Tavo. Kujtoni që Rigels Malile ka mbajtur post edhe në klubin Luftëtari. Nëse do të ishte një nëpunës krejt i zakonshëm, edhe mund të besojmë se gjoja ia paska hedhur Zyrës së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gjirokastër dhe se vetë Zamira Rami s’ka patur dijeni për këtë çështje. Por nuk jemi para këtij rasti.

Nga ana tjetër Zamira Rami e di shumë mirë si ndodhi shkarkimi i Rigels Maliles nga Tv Gjirokastra në vitin 2014, pikërisht për diplomën e falsifikuar. Nëse kjo do të ishte e pavërtetë, Rigels Malile fare mirë mund t’i drejtohej Gjykatës me padi kundër atij institucioni apo ish-drejtorit që firmosi shkarkimin. Fakti që nuk e bëri këtë gjë, sërish thotë shumë. Nuk është ndonjë habi e madhe që te puna e re në Bashkinë Gjirokastër, Rigels Malile, të ketë dorëzuar një librezë pune tjetër dhe një noterizim diplome që mund ta bësh me lekë. Para disa ditësh u zbulua në media falsifikimi i dokumenteve amerikane të kompanisë fantazme që kishte marrë tenderin te ‘Unaza e Re’.

Dokumentat false ishin noterizuar pa probelm në Tiranë. Thënë këto, noterizimi i një diplome false bëhet lehtësisht te noterët e Gjirokastrës kundrejt pagesës nën dorë apo lidhjeve të tjera. Zamira Rami thotë se i ka kërkuar Rigels Maliles t’i çojë vërtetim nga universiteti nëse ai ka përfunduar studimet apo jo me atë diplomë që ka dorëzuar. Pse kryebashkiakja e Gjirokastrës ia kërkon Maliles këtë dokument? Ku e ka ajo garancinë se një person që denoncohet për falsifikim diplome, mund të mos paraqesë një vërtetim të falsifikuar? Pse Zamira Rami nuk i drejtohet vetë zyrtarisht me shkresë Universitetit të Tiranës për të mësuar nëse njeriu i asaj i afërt dhe i LSI-së, ka përfunduar studimet?

Më pas për të mbrojtur integritetin e saj personal dhe të institucionit që përfaqëson ta bëjë publike këtë dokument. Nëse Zamira Rami e pret qartësimin e kësaj situate nga Rigels Malile, i shkarkuar nga puna në Tv Gjirokastra për diplomë false dhe i akuzuar sërish nga emisioni ‘Stop’ dhe që në asnjë prej dy rasteve s’ka bërë reagim për këtë çështje, kjo nuk mund të jetë e besueshme nga kryebashkiakja e Gjirokastrës.

Ka edhe një të vërtetë tjetër kjo histori. Mbërriti tek emisioni ‘Stop’ për shkak të luftës brenda llojit, të rivalitetit mes gazetarëve në oborrin e LSI-së në Gjirokastër. Kush e kush të jetë me pranë kryebashkiakes apo deputetit Tavo. Si të eleminojnë njëri-tjetrin për të patur më shumë përfitime, akses, vende pune e deri tek tollonat e naftës që shpërndahen kafeneve të Gjirokastrës nga njerëzit pranë Zamira Ramit.

Kryebashkiakja e di shumë mirë këtë gjë. Tani ajo thjesht është duke marrë koston e veprimeve dhe mosveprimeve të saj bashkë me Vangjel Tavon. Dhe me siguri që s’kemi parë gjë akoma.  Kur zullumi trashet, të zë sytë thonë. Problem tjetër në këtë rast nuk është çështja te Rigels Malile si emër i përveçëm, por tek një sistem i kalbur nga korrupsioni dhe nepotizmi, përmes së cilit punësohen njerëz me diploma false. Ndërkohë që mijëra të rinj të tjerë, që kanë derdhur djersë për t’u shkolluar, marrin rrugët larg Gjirokastrës dhe larg Shqipërisë sepse nuk janë si Rigelsi i partisë.

© argjiroja.net 

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa Conte-n nuk ka festë, Napoli ngec ndaj Parma-s, “arratiset” Inter (VIDEO)

Pa Conte-n nuk ka festë, Napoli ngec ndaj Parma-s, “arratiset” Inter (VIDEO)

15/01/2026
Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

Limi flet hapur për Albën: Më tërheq diçka më e thellë se pamja

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al