Prefektit të Gjirokastrës Astrit Aliaj i ka ndodhur një incident. Ai është rrëzuar nga kali dhe ka pësuar një frakturë në krahun e tij të djathtë. Të paktën kështu është shprehur sot vetë prefekti në takime të ndryshme informale në qytet, teksa po e pyesnin për krahun e fashuar. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Ndoshta prefekti i Gjirokastrës është i apasionuar pas vozitjes me kuaj dhe ky incident i pakëndshëm mund t’i ketë ndodhur në ndonjë pistë kuajsh ose përgjatë ndonjë udhëtimi. Ne i urojmë shërim të shpejtë!
©argjiroja.net