Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas qendrës evropiane të sizmologjisë, tërmeti me thellësi 1 kilometra është regjistruar në orën 09:37 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Zall Batar, 23 kilometra nga Tirana si dhe 12 kilometra nga Kruja. Për momentin nuk njoftohet për dëme materiale apo të lënduar.










