Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë të ditur së janë arrestuar sot Sokol Gjini me detyrë avokat dhe Eriger Bushi lindur e banues në Laç, për veprën penale “korrupsion aktiv i gjyqtarit” neni 319 i Kodit Penal. Për avokatin Llesh Bushi është caktuar masa detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore. Mësohet se të arrestuarit kanë kryer veprime me qëllimin korruptimin e gjyqtarëve për të mundësuar ndryshimin e masës së sigurimit për Eriger Bushi.









