• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjirokastër, televizioni i LSI-së nis sulmet ndaj PS-së

15/02/2017
Gjirokastër, televizioni i LSI-së nis sulmet ndaj PS-së

Prej disa kohësh televizioni Alpo në Gjirokastër, i kontrolluar prej LSI-së, transmeton në edicionet e lajmeve kronika për Libohovën, ku dukshëm bën përshtypje këndi tejet kritik i trajtimit të lajmit.

Kjo do të konsiderohet krejt normale, nëse do të kishim të bënim thjesht me një media të pavarur, roli i së cilës është t’i shërbejë publikut dhe jo një pushteti të caktuar.

Por fakti që Alpo Tv është në duart e LSI-së prej disa muajsh, me qëllim që të përdoret për fushatën e 18 qershorit, e kompromenton shumë raportimin e këtij televizioni. Vetëm gjatë edicionit të sotëm të lajmeve, Alpo Tv kishte dy kronika “kundër” kryebashkiakes së Libohovës Luiza Mandi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. Kronika e parë trajtonte problemin e papunësisë në Libohovë. Për të njëjtin problem ky televizion kishte raportuar rreth dy muaj më parë.

Trajtonte sërish papunësinë në Libohovë, a thua nuk ekziston ky problem fjala vjen në Gjirokastër apo njësitë e saj administrative, të cilat qeverisen nga kryebashkiakja Zamira Rami.

Kronika e dytë lidhej me shtëpinë e lindjes së Avni Rustemit në lagjen “Marinë”, shtëpi që ka nevojë për restaurim prej shumë vitesh dhe deri më tani nuk është bërë ndërhyrje. Ndërkohë që pak muaj më parë, Ministria e Kulturës kësaj shtëpie i dha statusin “monument kulture” dhe përfundoi projektin për restaurimin e saj. Raportimi i Alpo Tv ishte qartësisht një kronikë “porosi” kundër ministres Mirela Kumbaro, e cila pritet të jetë kandidate për deputete e socialistëve në qarkun Gjirokastër.

Thënë kjo, duket se Alpo Tv është pozicionuar qartë kundër PS-së dhe drejtuesve të saj vendorë apo kandidatëve për deputetë në qarkun Gjirokastër. Ndërsa institucionet e drejtuara prej LSI-së, përfshi këtu edhe Bashkinë Gjirokastër, nuk preken.

Raportimet për to janë të mbushura shpesh me elozhe e në shumë raste ngjasojnë me kronikat e dikurshme të RTSH-së për partinë dhe udhëheqjen komuniste. Sidoqoftë muajt e ardhshëm do të tregojnë më shumë rreth këtij sulmi underground që LSI po i bën socialistëve në Gjirokastër. Kujtojmë këtu që pak javë më parë vetë deputeti Vangjel Tavo sulmoi ashpër drejtuesit e policisë në Gjirokastër, sulme që i vijoi edhe në mediat greke. Dy ditë më vonë po i njëjti televizion transmetoi një kronikë nga Dropulli, ku pothuajse në kor gjithë banorët e fshatit diskreditonin punën e policisë./ArgjiroLajm.net

Related Posts

Kryesore

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet

06/12/2025
Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT
Kryesore

Policia ndalon shoferin nga Gjirokastra, transportone zhavorr edhe pse firma ishte bllokuar nga IKMT

06/12/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Sherr për pronat në Gjirokastër, procedohet penalisht një 39-vjeçar

06/12/2025
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Vodhi një dyqan, shpallet në kërkim i riu nga Gjirokastra

06/12/2025
Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi
Kryesore

Qeni i kafshoi për vdekje fëmijën 2 vjeç, flet babai shqiptar në Greqi

06/12/2025
E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Fëmija 18-muajsh me baba shqiptar sulmohet për vdekje nga qeni pit bull

06/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Ish-e dashura e Klodit komenton raportin me Londrimin

“Kurrë mos thuaj kurrë”/ Ish-e dashura e Klodit komenton raportin me Londrimin

07/12/2025
Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

Sheila Haxhiraj rrëfen humbjen e vëllait: Mbeta pa gjysmën time…

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al