Një zjarr ka rënë gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil. Zjarri është shfaqur pas orës 03:00 të mëngjesit.
Në zonë kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa drejtori i zjarrfikësve të Sarandës konfirmon se zjarri është vënë nën kontroll.
Për momentin nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëme apo për shkaqet e zjarrit.









