• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të pathënat e ministrave të rinj, jeta dhe detaje të tjera që s’i dini

29/12/2018
Një tjetër festë zyrtare i shtohet Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime drastike ditën e djeshme në qeveri. Më poshtë po iu sjellim një profil të shkurtër të ministrave të rinj, disa prej të cilëve nuk njihen nga publiku.

Besa Shahini

Besa Shahini do të zëvendësojë Lindita Nikollën në postin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Më herët ajo mbante postin e zëvendësministres së Arsimit. Besa Shahini ka lindur në Prishtinë në vitin 1982. Ajo ka një karrierë të pasur profesionale në Kosovë, Gjermani dhe Kanada. Në vitin 2016, Besa themeloi dhe drejtoi organizatën Plenumi për Arsim që kishte fokus hulumtimet dhe analizat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Shahini është analiste kosovare dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ajo ka punuar deri në verë të vitit 2015 si analiste në Inciativën Europiane për Stabilitet (ESI),organizatë kjo me bazë në Berlin. Ajo shkruan herë pas herë për gazetat ditore në Kosovë. Besa ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.

Anila Denaj

Detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë, në vend të Arben Ahmetajt, do ta ushtrojë Anila Denaj. Deri dje ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Po ashtu, Anila Denaj ka qenë edhe anëtare e bordit të AKEP, ndërsa ka mbajtur pozicionin e zv/ drejtoreshës në një bankë tregtare për periudhën 2007-2013. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka mbajtur pozicion drejtues në Ministrinë e Financave, por nuk është një figurë e njohur politike.

Belinda Balluku

Ministrja e re Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila do të zëvendësojë Damian Gjiknurin, është Belinda Balluku. Belinda Balluku ka mbajtur poste të rëndësishme ndër vite. Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës, kur kryebashkiak ishte kryeministrit, Edi Rama. Në 2015 mori postin e drejtoreshës së “Albcontrol sha”, ose siç njihej më herët, Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror (ANTA). Së fundmi, Balluku, ka mbajtur postin e drejtoreshës së Aviacionit Civil.

Gent Cakaj

Drejtimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme iu besua Gent Cakajt. Pasardhësi i Ditmir Bushatit nuk është një figurë shumë e njohur politike. Ai vjen nga shteti kosovar. Fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për Politikën e Jashtme, posaçërisht për çështjet e Bashkimit Europian. Më pas, Cakaj u emërua në kabinetin “Rama 2” në postin e zv/ministrit të Punëve të Jashtme. Ai po ashtu ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit Edi Rama. Ai ka pasur angazhim në shoqërinë civile si konsulent. Është arsimuar në Kosovë, Belgjikë dhe Hungari dhe mban dy diploma dhe 3 master në filozofi, shkenca politike dhe juridik.

Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të pasohet në detyrë nga Elva Margariti, e cila aktualisht është këshilltare në Kryeministri dhe koordinatore e projektit të “100 Fshatrave”. Elva Margariti ka mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri”, Tiranë dhe universitetin në Firence (Itali) për Arkitekturë. Ajo ka punuar si pedagoge në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” deri para 3 vitesh kur u bë pjesë e administratës shtetërore .

Bledi Çuçi

Bledi Çuçi do të jetë zëvendësuesi i Niko Peleshit në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Çuçi ka përfunduar studimet pasuniversitare (Master) për menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë (1998). Ai ka shërbyer në disa funksione drejtuese ndër të tjera, si Kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë në vitet 2000-2001, drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor deri në fund të vitit 2005. Ai u aktivizua me strukturat drejtuese të PS që prej vitit 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Në vitin 2013 Çuçi u zgjodh ministër Shteti për Çështjet Vendore të Shqipërisë.

Eduard Shalsi

Ministren e Sipërmarrjes, Sonila Qaton do ta zëvendësojë Eduard Shalsi. Eduard Shalsi ka mbaruar Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe në fillimet e karrierës së tij ka punuar si mësues kimie dhe biologjie në disa shkolla në Tiranë. Pas disa viteve të kaluara në emigracion, Eduard Shalsi u rikthye në Shqipëri, filloi punë në sistemin bankar dhe arriti brenda pak vitesh të bëhet pjesë e ekipit drejtues të Bankës Tirana. Në vitin 2004 fillon punë në Bashkinë e Tiranës, fillimisht si Shef Kabineti i Kryetarit të Bashkisë e më pas si Nënkryetar. Aktualisht është kryetar i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin do të ketë në krye Elisa Spiropalin, e cila ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave nga tetori i vitit 2013 deri në mars të 2015. Ajo ka lindur në Tiranë më 15 mars 1983, ndërsa studimet i ka kryer në Britaninë e Madhe. Që nga viti 2009, Spiropali është anëtare e Partisë Socialiste. Ajo ka mbajtur edhe poste të tilla si kryetare e FRESSH-it, këshilltare në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi Sekretare për Rininë në Kryesinë e Partisë Socialiste.

Erjon Braçe

Erjon Braçe është deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Ai ka lindur në Tiranë në vitin 1972. Studimet i ka kryer në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë. Braçe ka kryer detyrën e gazetarit në gazetën “Zëri i Popullit”, ndërsa ka qenë edhe kryeredaktor. Më pas iu fut veprimtarisë politike. Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, zëvendëskryetar i FRESSH-it, kryetar i komisioni Hetimor “Për hetimin e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit në dispozicion të ministrive, institucioneve kryesore të varësisë dhe ndërmarrjeve publike nëpërmjet prokurimeve publike për periudhën 2001 e në vijim”, ndërsa tani është kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Related Posts

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para
Kryesore

Tepelenë, 56-vjeçari gjendet e i pajetë në stan, dyshimet e para

14/01/2026
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

E rëndë në Këlcyrë, vëllai dhe xhaxhai marrin me forcë në automjet dhe dhunojnë 30-vjeçaren

14/01/2026
Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari
Kryesore

Kishte dalë nga shtëpia për të punuar tokën, gjendet pa shenja jete 45-vjeçari

14/01/2026
Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës
Kryesore

Lapaj përplaset sërish me policinë gjatë natës

14/01/2026
Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë
Kryesore

Përplasen pesë automjete njëra pas tjetrës në Vlorë

13/01/2026
Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri
Kryesore

Menduan se do studionin mjekësi në Romë, 220 të rinj italianë përfundojnë në Shqipëri

13/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, vendoset data për zgjedhjet në krye të FSHF-së

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv, vendoset data për zgjedhjet në krye të FSHF-së

14/01/2026
Ilir Vrenozi lë Big Brother VIP Albania 5: Nuk e përballoj dot, jam i sëmurë

Ilir Vrenozi lë Big Brother VIP Albania 5: Nuk e përballoj dot, jam i sëmurë

14/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al