• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

50 studentë në shesh: Arsyet se pse po shuhet protesta…

08/01/2019
50 studentë në shesh: Arsyet se pse po shuhet protesta…

Një njoftim ka nisur të qarkullojë prej orësh online, me një axhendë të protestës studentore për ditën e mërkurë. Aty përfshihet një marshim fillimisht nga fakultetet, më pas tek Ministria e Arsimit, më vonë tek Kryeministria dhe drejt Kuvendit. Protestuesit thonë se do stacionohen në fund përpara Ambasadës Amerikane. Problemi është se kush do i ndjekë nga pas? Tek e fundit, askush nuk e di se kush e ka shpërndarë këtë njoftim, ashtu siç askush nuk e di kush foli në emër të tyre për Katovicën një ditë më parë.

Shumica e studentëve është kthyer nëpër auditore të martën, duke e mpakur ndjeshëm protestën. Rreth 50 persona dolën përpara Kryeministrisë, duke njoftuar kështu se ajo që nisi si një shkëndijë, ishte shuar si e tillë në një ditë të akullt janari.

Kryeministri Edi Rama nxitoi gjatë ditës së sotme që të lajmërojë se ndryshe nga sa shkruajnë mediat, lëshimet që u ka bërë studentëve do të plotësohen me përpikmëri. Ende nuk dihet se përse protesta u dobësua kaq shumë, kur studentët kishin lajmëruar për vazhdim të rezistencës.

Disa thonë se paqartësia e saj ishte kthyer në problem. Të tjerë mund të thonë se qeveria i bëri lëshimet e saj. Ka nga ata që thonë se i ftohti i pengoi që të dalin nëpër sheshe. Sigurisht nuk mungojnë ata që thonë se presioni i pedagogëve dhe qeverisë dha fryte. Sezoni nis së shpejti dhe shumë studentë kanë kërkuar që të tolerohen mungesat e tyre gjatë protestës.

Pikërisht në ditën kur media publike gjermane ZDF lajmëronte se studentët nuk do ndalen në kërkim të një perspektive më të mirë, ata frenuan fuqishëm. Mbetet për t’u parë nëse është shuar vetëm shkëndija apo zjarri.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

Milan dhe Juventus nuk “ndezin”, barazim pa gola në Serie A (VIDEO)

26/04/2026
Granit Xhaka gjen golin e parë, mesfushori protagonist sërish me Sunderland në Angli

Granit Xhaka si lider i Sunderland, pjesë e formacionit më të mirë

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al