• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kreu i Gjykatës Sarandë reagon pas shkarkimit nga vettingu, ja çfarë thotë gjyqtari i milionave Alltun Çela

17/01/2019
Kreu i Gjykatës Sarandë reagon pas shkarkimit nga vettingu, ja çfarë thotë gjyqtari i milionave Alltun Çela

Pas vendimit te komisionit te Vetingut per shkarkimin nga kryetar i Gjykates Sarande, Alltun Cela ka reaguar per here te pare nepermjet nje statusi ne fb

Të dashur miq!

Së pari, ju falenderoj shumë për mijëra mesazhet dhe telefonatat tuaja nga çdo kënd ku jetoni! Së dyti, në këto 23 vite të shërbimit tim në radhët e drejtësisë jam munduar të mos e harroj amanetin e babait tim për të qenë i drejtë e që kurrë mos abuzoja me të.

Vuajtjet e padrejta të familjes time të dënuar politikisht kanë qenë refreni i çdo dite të punës time për të bërë vetëm drejtësi për këdo u sulmua nga abuzuesit me pushtetin pavarësisht krahut në këto 23 vite. Kanë qenë 23 vite të vështira,por jam ndjerë krenarë për cfarë kam dhënë, dhe kurrë se kam parë veten mbi të tjerët. Rrugëtimi im ka kaluar përmes gjykimit të mbi 12 000 çështjeve gjyqësore me mbi 25 000 qytetarë të përfshirë.

Rrugëtimi im nisi në Delvinë si Kryegjyqtar në muajin Mars të vitit 1995. Kujtoj me shumë respekt mbarë qytetarët e Delvinës në vitin 1997 kur më respektuan duke e ruajtur Gjykatën edhe pse çdo institucioni tjetër në jug i doli flaka.
Në vitin 1998 u transferova si gjyqtar në Sarandë. Zyrën ku punova u mundova ta kthej në zgjidhje për qytetarët. E bëra me shpirt. Nuk pata asnjë dallim në dhënien e drejtësisë. Zyra ku punoja ishte e hapur për të gjithë.

Jam përpjekur me çdo mundësi që çdo shtresë apo komunitet të ndihej i përfaqësuar. Sigurisht në jetë kam bërë dhe gabimet e mija por kurrë në kurriz të drejtësisë. Shtetin tim, në vazhdim të traditës familjare do e dua njësoj pavarësisht goditjes së padrejtë që mori karriera ime. Unë i premtoj kujtdo dashamirësi se betejën ligjore do e çoj deri në fund. Kam besim të plotë se do e arrij drejtësinë time. Ishte vetëm shkalla e parë.

Unë ende juridikisht nuk konsiderohem i shkarkuar sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë. Për ta mbyllur, sot ndihem krenar që jetoj po në banesën ish-punishte , të përshtatur për banim bashkë me miqtë e mi prej vitit 1995, pa asnjë dallim. Këtu do jetë dera ime edhe pas 20 vitesh. Në rrugët e qytetit do të më keni edhe në vazhdim. Ndër tavolinat e kolegëve të drejtësisë edhe në vazhdim.  I juaji, me Respekt Alltun Çela

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al