Autoritet Rrugor Shqiptar bën me dije situatën në akset kombëtare të vendit. Si pasojë e rritjes së temperaturave nuk ka më prezencë akulli dhe borë në rrugë, për pasojë në akset kryesore kalimi bëhet normalisht pa përdorimin e zinxhirëve.
“Kanë filluar reshje shiu dhe temperaturat kanë pësuar rritje.
Kontraktorët kanë punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.
Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit dhe në akset e Rajonit Verior.
Në Rajonin Jugor qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir”, njofton ARRSH.