• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Si po e përdor opozita emrin e studentëve dhe emigrantëve për të krijuar një parti tjetër aleate

20/01/2019
Si po e përdor opozita emrin e studentëve dhe emigrantëve për të krijuar një parti tjetër aleate

Nga Flogert Muça/ Lexo.al

Ditën e sotme në e-mailet e mediave erdhi njoftimi se studentët që kanë vijuar protestën edhe pas plotësimit të kërkesave nga qeveria, sëbashku me të ashtuquajturit emigrantë që protestuan para disa ditësh përpara kryeministrisë, kanë krijuar partinë e tyre politike.

Ky lajm në fakt është i rëndësishëm jo vetëm për të kuptuar qëllimin e vërtetë të protestës që vazhdon të mbahet në jetë nga një dorë të rinjsh, por edhe për të kuptuar strategjinë me të cilën po luan opozita në Tiranë.

Ajo që bie në sy direkt teksa kujton kronologjinë e ngjarjeve, është fakti se e gjitha kjo paska qenë një skemë e PD-së dhe LSI-së, e cila konkludoi sot me atë njoftim për mediat.

Pse është e tillë?

Sepse, është fakt se sot në krye të protestave dhe bojkotit që po ndodh në disa Universitete, janë të rinjtë që u përkasin forumeve të partive opozitare. Kjo është provuar e stërprovuar nga mediat me zë e me figurë. E sot, këta studentë me axhendë politke nuk kanë asnjë lidhje në fakt me studentët e vërtetë të cilët protestuan dhe morën çfarë kërkuan e sot duan të zhvillojnë mësim, por siç tregon lajmi i sotëm, kanë lidhje me axhendën politke të opozitës, duke i shtuar asaj në krah edhe një parti tjetër aleate që do tentojë të tërheqë pas vetes studentë duke abuzuar me emrin.

Është fakt poashtu nga ana tjetër se ata që protestuan si emigrantë ishin (siç e pasqyruan mediat gjerësisht) militues të PD-së kryesisht, ku bashkë me ta përballë kryeministrisë protestuan edhe gjysma e selisë së Partisë Demokratike dhe figura të njohura pranë PD-së (që jetojnë në Tiranë) e që u pasqyrua e plotë në Facebook-un e Sali Berishës.

Thënë këto, Partia Demokratike dhe LSI-a, siç bënë me studentët, bënë edhe me emigrantët, duke u hequr sikur iu djeg xhani për të dyja palët, por që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me asnjërën palë, siç u tregua edhe gjatë pushimeve, siç po tregohet qartë edhe tani.

E vetmja gjë që po iu ndodh studentëve realisht falë kësaj skeme, është që për interesa politike të dy partive opozitare dhe për interesa personale të disa individëve që aspirojnë të bëhen politikanë, rrezikojnë t’iu digjet viti akademik.

Ajo po po ndodh sot është keqpërdorimi ekstrem i emrit të studentit dhe emigrantëve nga parti dhe individë që duan të ngjiten në politikë, duke vënë nën këmbë djersën dhe mundin e studentëve të vërtetë që mund të mbeten pa shkollë për këtë arsye.

Kjo skemë që po nis të vihet në jetë sot, është nëpërkëmbja e emrit të studentit dhe përdorimi si trampolinë politike për disa që duan të shkojnë në parlament e njëherësh përdorimi për kapital politik nga PD-LSI, në një kohë kur shpenzimet e deritanishme të familjeve për arsimimin e fëmijëve, rrezikojnë të përfundojnë dëm nga djeg’ia e vitit akademik.

Lajmi i sotëm i krijimit të një partie politike nga ‘studentët’ dhe ‘emigrantët’ e opozitës, nxjerr në pah lajmin e vërtetë: Opozita po përdor emrin “Student” dhe “Emigrant” për interesa të sajat duke rrezikuar kosto të larta për studentët shqiptarë që rrezikojnë të humbasin vitin, vetëm e vetëm që disa ‘heronj’ politik të shkojnë në parlament, krah Kryemadhit e Bashës.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”, gati për sfidën ndaj Finlandës

11/11/2026
VIDEO/ Dy gola për t’i dhuruar Esteghal-it kualifikimin, Asani “ndez” në Iran

E rëndë! Plas me Jasir Asanin në Iran, gjyqtari anësor e pëson keq pas ofendimeve me familje – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al