Sali Berisha thotë se kur Partia Demokratike të marrë pushtetin, kryeministri Edi Rama do të dënohet së paku me 38 vjet burg. Ish kryeministri nëvizon se pasardhësi i tij në krye të qeverisë ka abuzuar me pushtetin dhe se për këtë merriton qelinë. I pyetur lidhur me reformën në drejtësi, Berisha siguron se nuk trembet duke shprehur bindjen se është i pastërt.









