• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dyshimet e para, çfarë fshihet pas atentatit me tritol në Gjirokastër?

26/01/2019
Atentati me tritol në Gjirokastër, kush është biznesmeni me dy emra

Detaje të reja janë mësuar për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme, në garazhin e një banese 3-katëshe në lagjen “Granicë” në Gjirokastër. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 dhe sipas Policisë, nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Menjëherë pas shpërthimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, oficerët e Krimeve të Rënda, si dhe ekspertë kriminalistë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burime nga Policia thanë per Panorama se shtëpia ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të biznesmenit Kleo Bello, i cili njihet edhe me emrin Ndërtim Muxhaj. Ai ka në pronësi një linjë autobusësh dhe një lavanderi.

Nga hetimet paraprake, Policia ka dyshime se ngjarja mund të ketë si motiv konkurrencën dhe ka qenë një paralajmërim për biznesmenin Bello. Fillimisht u dyshua për shpërthimin e ndonjë bombole gazi, por nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se bëhej fjalë për aktivizimin e një sasie lënde plasëse.

NGJARJA

Fatmirësisht, nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e djeshme në një vilë 3-katëshe në lagjen “Granicë e Sipërme” në Gjirokastër, nuk pati persona të lënduar, por dëmet materiale kanë qenë të shumta. Mësohet se shpërthimi me tritol ka ndodhur në katin e parë të objektit 3- katësh, në pronësi të biznesmenit që mban dy emra, Ndërtim Muxhaj dhe Kleo Bello.

Ai ka në pronësi një lavanderi (pastrim kimik), por edhe një linjë autobusësh. Burime nga Policia thanë mbrëmë se nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar muret dhe grilat e objektit në katin e parë, që shërbente si garazh. Por janë thyer edhe xhamat e katit të dytë të banesës. Nuk dihen ende zyrtarisht shkaqet dhe motivet e ngjarjes, megjithëse hetimet paraprake janë përqendruar te konkurrenca në biznes.

Policia deklaroi se pritet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve, si dhe marrja në pyetje e pronarit të objektit për të hedhur më shumë dritë për ngjarjen. Në deklarimet paraprake që ai ka dhënë në vendin e ngjarjes, është shprehur se nuk ka konflikte apo probleme me njeri dhe nuk ka asnjë të dyshuar si autor të mundshëm të ngjarjes.

Related Posts

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat
Lajme

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë
Lajme

Thirrje për ndihmë, humbet gruaja e moshuar në Vlorë

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al