• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dhëndri i Berishës: Kërkimet për naftë në Zagori, aferë korruptive e kryeministrit Rama

27/01/2019
Dhëndri i Berishës: Kërkimet për naftë në Zagori, aferë korruptive e kryeministrit Rama

Faktet, Rama firmosi që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë. Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku dhe mashtruesi Edi Rama.

Deklarata e Jamarber Malltezit:

Shqiptarët po tregojnë gjatë gjithë këtyre ditëve se duke protestuar, mund të ndalojmë të keqen. Kështu ndodhi në kanionin e Holtës. Ne protestuam bashkë me banorët dhe qeveria u detyrua të ulej në bisedime. Akoma nuk ka pranuar se do ta anulojë vendimin me gjasë korruptiv të Edi ramës dhe Damian Gjiknurit, por ne sërish jemi gati të protestojmë.

Protesta e përditshme ka shpëtuar shtëpitë e mijëra banorëve tek Zona e Astirit, protesta e studentëve tregon se ata akoma nuk janë dorëzuar, protesta e pritshme e pedagogëve është një sinjal po ashtu frymëzues. Të gjithë janë në protestë, nga Tirana, deri tek Zagoria e largët në Gjirokastër. Protesta e Zagorisë nxori përpara shqiptarëve një kryeministër frikacak dhe mashtrues i pacipë për të mbuluar aferat e tij në grabitjen e pasurive të vendit.

“Nuk bën vaki që qeveria të lejojë shpime naftëkërkuese në një Park Kombëtar”- ishte deklarata e Edi Ramës për të frenuar protestat e banorëve. Në të vërtetë, ky është një mashtrim flagrant i një kryeministri frikacak. Vakia ka ndodhur dhe ka ndodhur me praninë dhe firmën e vetë Edi Ramës.

Në 20 shkurt 2018, të gjitha mediat raportuan për arritjen e një marrëveshje historike që do të na bëntë si Arabia Saudite me shpimin në bllokun 4, zona mes Gjirokastrës dhe Sarandës. I ftoj mediat, t’u kthehen atyre pamjeve dhe t’u tregojnë shqiptarëve vakinë e paralajmëruar nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.

Fotografia gjatë firmosjes së marrëveshjes për shpim dhe kërkim nafte në zonën e Zagorisë nuk është akti i vetëm i frikacakut kryeministër, që mashtron pa iu dridhur syri. 4 muaj më vonë, më 12 qershor, marrëveshja u miratua në Këshillin e Ministrave dhe mban firmën e Edi Ramës.

Ai mund të dalë dhe të thotë se këto fakte janë fotomontazh! Çfarë nuk bën vaki me këtë kryeministër! Por e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët sy për sy. Ai ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë!

Protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku dhe mashtruesi Edi Rama. Dhe këtë do të marrë derisa t’ia arrijmë t’u heqim shqiptarëve nga qafa një kryeministër hajdut, arrogant, shërbëtor i krimit dhe oligarkëve.

Related Posts

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim
Blog

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026
Kryesore

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi
Kryesore

U vranë me armë gjahu nga ish-dhëndri/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec! Banorët e fshatit: Është tragjedi e rëndë, u shua një shtëpi

25/07/2026
Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Reforma territoriale: Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

25/07/2026

Greva e doganierëve grekë, pezullohet lëvizja për 4 orë në Kakavijë

25/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al