Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të cilat po mbajnë mot me rreshje shiu dhe rreshje bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu intesive në zonën Perëndimore , ndërsa zonat malore do të vijojnë rreshje bore lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i lartë deri në 5 ballë me lartësi vale 1,5 – 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/4°C
Zonat e ulëta 4/13°C
Zonat bregdetare 7/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari