• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Parlamenti osht qef

31/01/2019
Parlamenti osht qef

Nga Mira Kazhani

Parlamenti nuk është akademi shkencash dhe as juri e çmimit Nobel, nuk është as Tibet, as manastir, as kishë apo xhami. Po, parlamenti është vendi ku duhet të dëgjojmë sesi deputetët, skuadrat parlamentare, partitë, liderët kacafyten për kauzat tona.

Në parlament duhet të ketë debate dhe diskutime e zëra që ngrihen, grushte që përplasen në foltore, duartrokitje dhe zëra që hedhin poshtë apo mbështetin një tezë. Ky është parlamenti shqiptar kur e sheh nga kafja, pa zë, vetëm me lëvizje.

Po të ngresh zërin e televizorit do përballesh me një qebaptore, me një urinore, me një faqe në Facebook ku komentues anonimë flasin kodra pas bregut dhe nxjerrin qen e mace nga shpirti.

Asnjë fjalim frymëzues, asnjë replikë ku të thuash me vete: Bravo! Veç një fjalor ordiner, pa asnjë mendim apo ofertë dhe mbi të gjitha disa çakej që turren për interesa personale dhe zihen për pazaret po personale të tyre.

Asnjë nuk zihet për popullin që e voton. Përmendja e shqiptarëve është vetëm një frazë klishe për të kaluar lumin.

Nëse do t’i donin shqiptarët, do merreshin me punë konkrete. Parlamenti ka mbaruar dhe ndoshta ndonjë mendje e ndritur apo koha inovative do të gjejë a shpikë, si Steve Jobs iPhone-n, një sistem të ri.

Dashtë Zoti ndodh, sepse gjasat janë që punët të shkojnë edhe më keq se ajo që dëgjojmë. Për momentin, vendosni muzikë dhe zhdukini nga ekrani. Do duhej që ta bënin pronarët e mediave, të cilët nuk ranë kurrë dakord për të ndërprerë transmetimet “live” të parlamentit, sepse pa kamera të paktën do na kursehej ky teatër.

A i mbani mend që këta që zihen kaq, qenë të paktën një herë shokë në qeverisje dhe mund të jenë prapë? A e mbani mend Lulzim Bashën si u mor vesh me Edi Ramën, apo Berishën që u mor vesh përnatë me Ramën për Kushtetutën në 2008-ën?

Po Metën që mbahet mend si kryeministri që e arrestoi Berishën dhe pastaj e mbajti në pushtet në 2009-ën? Por politikanët e dinë mirë se (pa)aftësia e shoqërive për të harruar shpejt është lëngu magjik i pushtetit të tyre. Haram hallalli!(Tiranapost.al)

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal – Balkanweb.com – News24

Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal

11/11/2026
Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal – Balkanweb.com – News24

Inzaghi heq dorë nga milionat, refuzon rinovimin me Al Hilal – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al