• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia shpall ‘non grata’ pronarin e Tv Alpo në Gjirokastër (Dokumenti)

06/02/2019
Greqia shpall ‘non grata’ pronarin e Tv Alpo në Gjirokastër (Dokumenti)

Pronari i Televizionit Alpo në Gjirokastër, Aristotel Petro, është shpallur person i padëshiruar nga shteti grek. Atij i është ndaluar hyrja në territorin e Greqisë. Rasti denoncohet nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë përmes një deklarate. Motivet e këtij vendimi nuk bëhen me dije.

Ndonëse Aristotel Petro është shembulli më i keq të bërit gazetari në Gjirokastër apo trajtimit të gazetarëve në aspektin financiar e profesional, Argjirolajm.net e dënon këtë vendim të shtetit grek.

Pengimi i gazetarëve të lëvizin lirshëm drejt shtetit grek është një hap pas në raportet që duhet të kenë dy vendet mes njëri-tjetrit, cënon klimën e fqinjësisë së mirë dhe frymën europiane të lirisë së medias. Më poshtë deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë për rastin e Aristotel Petros. 

Zyra qendrore e UGSH-se njoftohet se autoritetet greke ne piken kufitare te Kakavies, permes nje dokumentacioni zyrtar kane shpallur si te padeshirueshem per ne territorin e Republikes se Greqise pronarin dhe drejtuesin e RTV Alpo ne Gjirokaster, zotin Aristotel Petro.

Ne shkresen formale qe zotit Petro i eshte paraqitur, nuk jepen shpjegime per arsyen e ketij vendimi. Nuk ka asnje shpjegim per motivet qe justifikojne nje vendim te tille refuzues nga shteti fqinj. Pas njoftimit te sotem, zyra qendrore dhe drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare po interesohen per arsyen konkrete te ketij vendimi, i cili ka te beje me nje nder mediat private me te rendesishme te rajonit jugor te vendit.

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin se nje vendim i tille perben nje akt te rralle privimi per levizje te lire, te nje perfaqesuesi te medias ne rajonin kufitar mes Shqiperise dhe Greqise dhe fatkeqesisht, shton numrin e gazetareve shqiptare qe shpallen te padeshirueshem nga autoritetet zyrtare greke. UGSH shqetesimin e vet per kete problem serioz e ngriti edhe ne konferencen nderkombetare te SEMO-s, organizuar ne Tirane ne fundvitin 2018, ku u kerkua reagim nga te gjitha organizatat e gazetareve ne rajon dhe prej atyre nderkombetare.

UGSH u kerkon autoriteteve shqiptare te interesohen per rastin e fundit si dhe te sqarojne rrethanat e metejshme per vendime te tilla me heret, si per rastin e gazetarit te njohur Marin Mema apo te kryetarit te Unionit te Gazetareve te Qarkut Vlore, Henrik Mehmeti. Ne ditet ne vijim, UGSH do te kete disa reagime dhe protesta, pasi e konsideron nje vendim te tille te perseritur ndaj gazetareve shqiptare, si privim nga te drejtat themelore si dhe cenim te klimes se fqinjesise dhe lirise se shprehjes ne rajonin tone.

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri
Lajme

“Shqiptarët po zgjohen”: Ideologu i Vladimir Putinit mbështet protestat në Shqipëri

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al