• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ky është tepelensi i shumëkërkuar, gjykata italiane e ka dënuar për lidhje me mafian siciliane

06/02/2019
Ky është tepelensi i shumëkërkuar, gjykata italiane e ka dënuar për lidhje me mafian siciliane

Kasëm Piluri, 57 vjeç, me origjinë nga Nivica e Tepelenës i cili u arrestua dje në Vlorë për llogari të Interpolit, eshte personi qe shihni ne kete foto. Piluri është një emër i njohur për Policinë, pasi është arrestuar dhe në qershor të vitit 2017, por për mungesë provash është lënë i lirë. Në një kohë kur drejtësia shqiptare e ka pasur të pamundur të faktojë akuzat, këtë gjë e ka bërë një gjykatë në Itali, e cila e ka dënuar për trafik droge me 10 vite burg, shkruan gazeta Panorama.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës kërkimore dhe hetimore për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë lokalizuar dhe më pas kapur e arrestuar në zonën e Skelës 57-vjeçarin K.P., me banim në Tepelenë. K.P ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Katania, Itali, në vitin 2017 e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijojnë veprimet e tjera procedurale në lidhje me ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, bën me dije Policia.

Piluri është një prej pjesëtarëve të një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Sicili të Italisë. Grupi i zbuluar pas një sasie rekord kanabisi të kapur nga Guardia di Finanza, e nisur me skaf nga Lugina e Vilunit.

Lënda narkotike sigurohej nga zonat e Tepelenës dhe Vlorës dhe më pas dërgohej në veri të vendit për llogari të një grupi në Shkodër, që drejtohej nga Bardhok Planaj, i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar. Përveç këtij rasti, në prill 2014 Policia italiane sekuestroi një sasi rekord prej 3.5 tonësh kanabis në dy peshkarexha, që kishin si destinacion Katanian.

Mjetet lundruese drejtoheshin nga dy shtetas italianë, por trafikimi ishte organizuar nga Kasëm Piluri në bashkëpunim me disa shqiptarë të tjerë, për llogari të një grupi mafioz në Sicili. Hetimet e drejtësisë italiane zbuluan disa furnizues të një klani të lidhur me një nga grupet më të njohura mafioze në Itali, “Cosa Nostra”./ Panorama

Related Posts

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara
Kryesore

Vijon ende të jetë jashtë kontrollit zjarri në Llogara

24/07/2026
Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut
Kryesore

Policia bën “namin” në Gjirokastër, mbi 4 mijë gjoba për shoferët, 4 të arrestuar dhe 13 të proceduar gjatë korrikut

24/07/2026
Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë
Kryesore

Rama: Epoka e mungesave ka mbaruar. Njerëzit nuk jetojnë më me atë që është bërë, por me pritshmëritë

24/07/2026
Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen
Kryesore

Reforma territoriale 2.0 e PS: Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

24/07/2026
“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!

24/07/2026
Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al