• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria heq subvensionet për pensionet e fshatit

08/02/2019
Qeveria heq subvensionet për pensionet e fshatit

Qeveria do të braktisë përfundimisht zotimin për të barazuar pensionet e fshatit me ato të qytetit. Një projektligj, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave, heq subvencionet që qeveria jep për kontributet e fermerëve, duke paraqitur një formulë të re për pensionet e fshatit.

Aktualisht, për të përfituar pensionin minimal urban prej 16 mijë lekësh në muaj, një i vetëpunësuar duhet të paguajë mbi 66 mijë lekë në vit kontribute. Të vetëpunësuarit në qytet e paguajnë të gjithë këtë shumë nga xhepi i tyre. Por, fermerët paguajnë vetëm 38 mijë lekë në vit, kurse pjesën tjetër ua paguan buxheti.
Me draftin e ri, qeveria e heq përfundimisht subvencionin për fermerët, duke u dhënë atyre dy zgjedhje: ta paguajnë 66 mijë lekë në vit, ashtu si të vetëpunësuarit në qytet dhe të përfitojnë pensionin të njëjtë me ta; ose të vazhdojnë të paguajnë 38 mijë lekë sa sot, por kur të dalin në pension do të përfitojnë një pagesë që mund të jetë deri në 35 për qind më e ulët sesa pensioni minimal i qytetit.

Sipas qeverisë, kjo ndërhyrje ishte e detyrueshme. Reforma e pensioneve që u miratua në vitin 2014 parashikonte se kontributet e fermerëve do të rriteshin vit pas viti, derisa të barazoheshin me ato që paguajnë të vetëpunësuarit në qytet.

Por, menjehërë pas miratimit të reformës, rritja e kontributeve u ngri. Fermerët filluan të braktisnin skemën ngaqë nuk mund të paguanin dot. Përmes ligjit të ri, qeveria i vendos fermerët përpara një zgjedhjeje: të paguajnë sa sot dhe nesër do të marrin më pak pension se bashkëmoshatarët e tyre urban, ose të paguajnë njësoj me të vetëpunësuarit në qytet për të marrë pension të barabartë me ta./tch 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

Jo të gjitha këngët e Krishtlindjeve janë të gëzueshme, historitë e trishta që fshihen pas melodive festive

25/12/2025
Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al