Garda e Republikës ka reaguar pasi nënkryetari i PD, Edi Paloka spërkati me bojë kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Garda thotë se lënda e hedhur në drejtim të kryeministrit është një solucion kimik i parapërgatitur. Garda njofton gjitihashtu se ka nisur hetim penal për Palokën.
Deklaratë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit
Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.