Në fund të fjalimit të tij kryetari i PD-së Lulzim Basha i ftoi protestuesit të qëndrojnë në shesh derisa kjo qeveri të largohet sepse sipas tij me këtë qeveri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Ne do të qëndrojmë këtu në këtë shesh derisa të sigurojmë një herë e mirë zgjedhje të lira e të nderhshme. Nuk do të lejojmë zgjedhje fasadë,
Unë do qëndroj në shesh ju ftoj të gjithëve të qëndrojmë së bashku për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme që vijnë vetëm përmes shporrjes së qeverisë së krimit dhe një qeverie teknike të zgjedhjeve të lira.Ju ftojmë të gjithëvë të qëndrojmë së bashku këtu në shesh të realizojmë së bashku zgjedhje të lira përmes largimit të kësaj qeverie dhe shpalljes së një qeverie teknike. Ky është vendimi im. Ne ngrihemi bashkë ne fitojmë bashkë. Shqipëria fiton me ne”, tha Basha para protestuesve.