• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rama flet për protestën e opozitës: Gjithçka preket por jo qeveria, është mandat i popullit

16/03/2019
Rama flet për protestën e opozitës: Gjithçka preket por jo qeveria, është mandat i popullit

Kryeministri Rama komentoi protestën e opozitës. Gjatë një takimi me operatorët turistikë në Berat, Rama u shpreh i vendosur se gjithçka mund të preket por jo qeveria, duke e konsideruar atë një mandat të popullit. Lidhur me stiuatën politike kreu i qeverisë tha se edhe kjo krizë do të kalojë edhe pse do të ketë kostot e saj në ekonomi e turizëm. Sa i takon protestuesve, Rama i konsideroi ata si rrogëtarë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike.

“Gjithcka tjetër preket qeveria nuk preket se nuk është një mur që i bie dhe e shemb është një mandat besimi i shumicës së popullit, dhe ndryshon kur i vjen radha popullit nëse duhet të ndryshojë. Ndërsa preket ekonomia e kujtdo dhe ata që shkojnë në protesta të organizuara për tu meterializuar në dhunë një pjesë janë rrogtarë që marrin një rrogë si pjesë e administratave politike, janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën e bëjmë këtë punë.

Por për këdo tjetër që jeton me punë është të shkojë për t’i rënë këmbëve të veta, të pengojë veten të shkojë me tutje. Ky vend të turizmi ka motorin më të fuqishëm të zhvillimit, rritet me 20 mijë vetë në punë gjatë sezonit. Rënia e turistëve për shkak të frikës nga imazhet mizerabël do të thotë rënie e parasë që hyn në vend. Turistët nuk janë statistika por xhepa që vijnë për t’u zbrasu këtu, dhe kjo është rënie ekonomike e njerëzve kët.

Në këtë aspekt ky është dëm që i bëhet vendit, këto lloj bllokimesh dhe shfaqjes papjuekurie në raport me detyrimet nuk na e bëjnë më të lehtë raportin me ndërkombëtarët për BE, për të thënë që s’keni as minimumin e maturisë, s’keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet. Vendet kanë kaluar çudira po këtë gjë nuk e kanë bërë. Dhe kushdo që na sheh thotë ‘shkoni bëni stazhin e demokracisë me pas ejani në shtëpinë tonë’. Por do kalojë unë kam besim se do kalojë, nuk do kalojë pa dëm sa i përket ekonomisë, por do kalojë.”- u shpreh Rama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

23/12/2025
Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al