• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërimi i Monika Kryemadhit: Tani fillon loja e vërtetë

16/03/2019
Monika i përgjigjet Ramës: Larg gojën tënde të ndyrë nga Zoti, ik me brekushet e tua

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një dalje për media, pas protestës së organizuar sot nga opozita nuk ka kursyer tonet e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Nga selia e LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi përshkallëzim të protestës ndërsa theksoi se loja e vërtetë fillon tani. Kryetarja e LSI-së u shpreh e bindur se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzim të kryeministrit Edi Rama.

“Në emër të LSI-së dhe në emër të të gjithë atyre mbështetësve që ishin sot në protestën e organizuar, shpreh mirënjohje pafund për mijëra qytetarë shqiptarë që vërshuan sot në rrugët e Tiranës, me bindjen dhe me dëshirën për të protestuar ndaj kapjes së shtetit, për të protestuar ndaj të keqes më të madhe, e cila ka uzurpuar jetën dhe shpresën e shqiptarëve. Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, pushtetit kriminal dhe pushtetit të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të qeveriset nga armiku i vetëm i tij, që është Edi Rama.

Sot qytetarët e Shqipërisë, por më shumë qytetarët e Tiranës bënë protestën më të madhe të pluralizmit në vend. Bënë protestën më të madhe që është parë në Shqipërinë më të rrudhur, sepse ata tashmë kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin dot lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujtdo. Rruga tashmë është e nisur për të ndryshuar demokracinë në Shqipëri dhe lirinë e njerëzve në Shqipëri. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë zemërimin edhe indinjatën e qytetarëve kundër qeverisë të krimit, kundër narko-shtetit të Edi Ramës. Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas. Tashmë ne do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë, për të përmbushur një akt patriotik, që është integrimi i Shqipërisë në BE. Flamuri i Shqipërisë dhe zemra e qytetarëve do të jenë simbolet e Shqipërisë, që do ta çlirojnë atë nga krimi, nga korrupsioni, nga kapja e shtetit dhe nga varfëria. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë, për ëndrrën e tyre europiane, kjo pengesë e cila ka emrin e Edi Ramës. Ata kanë marrë në dorë sot fatet e tyre dhe çdo sakrificë për Shqipërinë do të jetë shumë e vogël përballë sfidës që kanë shqiptarët për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e tyre, shtëpinë e fëmijëve të tyre.

Çdo qytet dhe çdo cep i Shqipërisë, sot i bën qytetarët e saj më të fortë, më të bindur që rruga e tyre nuk ka më kthim pas. Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në Bashkimin Europian sepse e vetmja gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit, nga largimi njëherë e përgjithmonë i kriminelëve dhe grabitësve, jo vetëm të shpresës, por edhe të xhepave të shqiptarëve, është integrimi europian. Dhe për ta arritur këtë gjë duhet që të iki një orë e më përpara i vetmi njeri që mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët, që mban peng ëndrrat e shqiptarëve, që mban peng shpresën e të rinjve shqiptarë, i cili është Edi Rama me sektin e tij kriminal. Sot ai mori një shuplakë. Loja tashmë do të hyjë prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë, e cila u krijon shqiptarëve mundësinë e vetme. Mundësinë e vetme për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë ë fëmijëve të tyre, në shtëpinë e familjeve të tyre. “,- u shpreh Kryemadhi.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, trajneri Daja pas fitores: E merituam, skuadra ishte në nivelin e duhur

Dinamo, Daja: Fitore e merituar, bravo skuadrës

23/12/2025
VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

VIDEO/ Dinamo triumfon ndaj Partizanit, ia del Egnatia

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al