Pas mbledhjes të Kolegjit të Kryetarëve kreu i PD-së në një prononcim për mediat tha se çfarë vendimi kanë marrë për hapat që do të ndjekin në ditët në vazhdim.
Basha tha: “Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Protestat do të vazhdojnë e do të fuqizohen dita ditës, deri në realizimin e asaj që do çdo shqiptar. Populli do zgjedhje të lira e të ndershme.”
Ky është vendimi që ka marrë opozita pas protestës së të shtunës më 16 mars.
Takimi i Bashës me kryetarët ka nisur që në orën 12:00. Ndërkohë kryetari i PD-së nuk ka dhënë asnjë inormacion nëse do të dorëzojë listën me emrën e kandidatëve për anëtarë të KZAZ-ve apo jo.








