• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Basha: Kandidatët për kryetarë bashkie dhe për deputetë do t’i zgjedhim online

05/04/2019
Thirrja e Bashës për protestën nesër: Mos mungoni! S’kemi asnjë rrugë tjetër!

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me studentë të Universitetit Politeknik foli për Shqipëri përfshirëse. Gjatë fjalës së tij, ai tha se PD do të ndjekë modelin evropian të zgjedhjes së përfaqësuesve. PD-ja, tha Basha do të publikojë online formularin për ata që duan të aplikojnë për kandidat për deputet apo kryetar bashkie.

“Unë jam i vendosur ta demokratizoj dhe modernizoj PD dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore, të Partisë Konservatore, të Partisë Kristiandemokrate të Partisë Republike të SHBA. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD. E hap ndaj çdo kujt që ndan vlerat tona dhe i jep mundësi përmes garës që të kontribuojnë. Që të ndryshojë politika duhet të ndryshojnë partitë politike. Nëse brenda partive gjithë vendimmarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e deputetëve ashtu do të jetë nesër dhe shteti në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike, duke nisur brenda PD sot dhe nesër në qeverisje.

Me procesin e zgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim modelin evropian, do të mundësojmë që çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo nivel, kryebashkiak apo deputet të kenë mundësi të kandidojnë. Do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar kandidimin personave me rekorde kriminale apo atyre që nuk janë të aftë. Britanikët po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër pasnesër ju do të shikoni vetë kur PD do të botojë online formularë të aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të PD. Do të jetë merita që do të përcaktojë se kush do të jetë ai apo jo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe vlerësimit transparent që do të përfaqësojë PD në një parlament të çliruar nga krimi dhe kriminelët”, tha Basha.

Basha foli për lista të hapura.

“Ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët të vendosin jo thjesht për siglat e partisë, por të vendosin kë preferojnë nga lista e deputetëve. Për një parlament që ke deputetët që e lidhin fatin me qytetarët. Kjo është garanci që i shërben interesave të qytetarëve”, tha Basha.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al