Pas ditëve të tëra me diell dhe temperatura që kalonin 20 gradë celcius, rikthehemi sërish te moti me shi dhe temperatura të ulëta për stinën.
Siç raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë mbrëmjes dhe natës së sotme, ashtu edhe gjatë ditës së nesërme, i gjithë territori i vendit do të ketë reshje shiu, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Berat parashikohet që sasia e tyre të jetë më e madhe.
Sa i përket temperaturave, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 14 °C
në vendet e ulëta: 9 /12 °C
në vendet malore: 3 / 9 °C
Për më tepër shihni grafikat e mëposhtme: