• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ministri Çuçi takim me fermerët në Gjirokastër, prezantohet skema për mbështetjen në bujqësi dhe blegtori. Aplikimet nisin pas tre ditësh (FOTO)

20/04/2019
Ministri Çuçi takim me fermerët në Gjirokastër, prezantohet skema për mbështetjen në bujqësi dhe blegtori. Aplikimet nisin pas tre ditësh (FOTO)

AZHBR ka nisur takimet informuese me fermerët dhe agropërpunuesit për Programin e Mbështetjes të Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2019, në 12 qarqe. Ndalesa e radhës ishte Gjirokastra, ku fermerët u i formuan lidhur me masat direkte dhe investimet që mbështesin sektorët e blegtorisë, dorëzimit të qumështit, peshkimit, zhvillimit të sektorit të ullirit, bletari, agroturizëm dhe bujtina.

Në këtë takim ishin të pranishëm, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca, deputeti Flamur Golemi, si dhe ekspertët nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Ministri Çuçi gjatë fjalës së tij u bëri thirrje fermerëve të Gjirokastrës të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare. Sipas tij pas suksesit të skemave mbështetëse kombëtare 2018, për investime në agroturizëm dhe bujtina, fondet nga buxheti i shtetit ofrojnë edhe këtë vit mbështetje financiare në mbështetja e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural dhe Mbështetje për investime në agroturizëm.

Aplikimet do të bëhen online në 20 Agropika, 16 Agjenci Rajonale Ekstensionit Bujqësor dhe ADISA nga data 23 prill deri më 10 maj 2019. Krahas dokumenteve të identifikimit, fermerët duhet të ketë NIPT-in e fermerit Aktiv. Këtë vit skemat kombëtare mbështesin edhe “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të ullirit” me buxhet 125 mln lekë, dhe financon në mbjellje të reja në ullishte, instalimin e ujitjes me pika, makineri dhe pajisje për vjeljen e ullirit, si dhe për prodhimin e vajit të ullirit.

Fondi i skemave kombëtare nga Buxheti i Shtetit, i shtohet fondit të programit të Bashkimit Europian IPARD për zhvillimin e bujqësisë dhe rural, me vlerë financimi 50 milionë euro, vetëm për vitin 2019.

Related Posts

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi
Kryesore

Ishte nisur nga Shqipëria/ U përplas me shkëmbin, mbytet anija me rreth 8 mijë tonë sodë në Greqi

07/05/2026
E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari
Kryesore

E zuri zetori poshtë teksa punonte, ndërron jetë 57-vjeçari

07/05/2026
Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona
Kryesore

Shkrumbohet makina, shpëtojnë pa lëndime 3 persona

07/05/2026
Kryesore

Policia e Shtetit pajiset me dronë, aparate dhe 22 mjete shpejtësimatëse

07/05/2026
Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina
Kryesore

Gazeta greke trazon rrjetin: Futbollisti Andi Lila dhe një biznesmen i fuqishëm shqiptar do të blejnë ekipin e PAS Janina

07/05/2026
“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës
Kryesore

“Komandant, jam ushtari yt”, Rama reagon ashpër ndaj Tërmet Peçit në takimin e Gjirokastrës

07/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

Kontaktoi me Presidentin e PSG para gjysmëfinales së Champions, nis hetimi për arbitrin portugez

08/05/2026
VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

VIDEO/ Kualifikime me përmbysje, Freiburg dhe Aston Villa në finale të Europa League

07/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al