• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

5 deputetë të PS-së lënë mandatin për Bashkitë, Flamur Golemi pret ‘Ok’ nga Edi Rama

28/04/2019
Aleanca PD-LSI në Gjirokastër, tallet Flamur Golemi: Paçi gjithnjë fitore të tilla!

Partia Socialiste po kryen sondazhet e fundit në bazë për kandidatët e mundshëm që do të garojnë për 61 bashkitë në zgjedhjet e 30 qershorit. Socialistët pritet të zyrtarizojnë listën e plotë, pasi 13 maji është afati i fundit për regjistrimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por disa prej kryebashiakëve të mundshëm janë konfirmuar gjatë turit për “Bashkinë që duam” të Kryeministrit në qytetet e vendit. Edi Rama i ka besuar sërish kryeqytetin Erion Veliajt për një mandat të dytë. Ndërsa kryeqendren e veriut, Shkodrën, bastionin e së djathtës, socialistët kërkojnë ta fitojnë me ish-kreun e Hipotekave dhe prefektin aktual të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Socialistët kërkojnë të marrin drejtimin e Lezhës nga të djathtët me anë të deputetit Pjerin Ndreu. Një tjetër deputet do të duhet të lërë mandatin e tij për të kandiduar për zgjedhjet lokale. Nuri Belba do të kërkojë votat për bashkinë e Prrenjasit. Ndërsa pritet një kandidimi i deputetit Rakip Suli për Kamzën.

Dy deputetët të tjerë, Flamur Golemi dhe Ilir Xhangolli, pritet të dorëzojnë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Gjirokastrës dhe të Pogradecit. Dritan Leli në Vlorë, Sotiraq Filo në Korçë dhe Armando Subashi në Fier mbeten të pashqetësuar për mandatin e dytë në krye të bashkive përkatëse.

Gjithashtu rikonfirmohen për një tjetër mandat Kastriot Gurra në Librazhd, Tërmet Peçi në Tepelenë, Ndrec Dedaj në Mirditë, Fredi Kokoneshi në Divjakë dhe Arif Tafani në Belsh.

Ndërsa Elbasani pas 3 mandatesh radhazi nuk do të drejtohet më nga Qazim Sejdini, por kryesocialisti ka menduar që ta zëvendësojë me prefektin Gledian Llatja. Kryeministri zyrtarizoi edhe Tonin Marinaj për bashkinë e Malësisë së Madhe. Ish- zv/ministri i Arsimit, Ervin Demo, do të hyjë në zgjedhjet e 30 qeshorit për bashkinë e Beratit.

Një tjetër bashki të djathtë, Edi Rama kërkon ta fitojë me Safet Gjicin, i cili në zgjedhjet e 2015 ka humbur në garën përballë Xhelal Mziut për Bashkinë e Kamzës.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit në Parlament pritet të vijnë 5 deputetë të rinj nga PS. Ndreu në Lezhë do të zëvendësohet nga Adrian Jaku, mandatin e Belbës në Elbasan do ta marrë Desantila Tahiraj, ndërsa kreu i FRESSH-së, Eljo Hysko, pritet të ulet në Kuvend në vend të Rakip Sulit.

Deputeti më i ri i Pogradecit do të jetë Ardit Konomi pasi do të zëvendësojë Xhangollin. Ndërsa i pesti do të jetë Laert Duraj në vend të Flamur Golemit.

Kandidatët e rikonfirmuar nga PS

Tiranë – Erion Veliaj

Vlorë – Dritan Leli

Fier – Amando Subashi

Korçë – Sotiraq Filo

Mirditë – Ndrec Dedaj

Librazhd – Kastriot Gurra

Tepelenë – Tërmet Peçi

Divjakë – Fredi Kokoneshi

Belsh- Arif Tafani

Deputetët, kandidatë për bashkitë

Lezhë – Pjerin Ndreu

Përrrenjas – Nuri Belba

Kamëz – Rakip Suli

Gjirokastër – Flamur Golemi

Pogradec – Ilir Xhangolli

Kandidadë të rinj të PS-së

Shkodër – Valdrin Pjetri

Elbasan – Gledian Llatja

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Kukës – Safet Gjici

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Berat – Ervin Demo

Related Posts

Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026
Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro
Kryesore

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

21/07/2026
Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari
Kryesore

Zbulohet kanabis brenda kanioneve në Tepelenë, arrestohet 57-vjeçari

21/07/2026
Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit
Kryesore

Vezë me emrat e deputetëve, protestuesit gati për sulm, mblidhen para Parlamentit

20/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

U përplas me spanjollët, “problematiku” Paredes mesazh tifozëve argjentinas: Krenar me ju, ringrihemi

21/07/2026
Manajn e “qajnë” edhe në Turqi, trajneri i Sivasspor “kryqëzon gishtat”: Shpresojmë të rikthehet në “play-off”

Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

21/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al