• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Programi “1 miliardë për rindërtim”, Çuçi: Bashkitë përfitueset kryesore të fondeve

22/02/2017
Programi “1 miliardë për rindërtim”, Çuçi: Bashkitë përfitueset kryesore të fondeve

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi deklaron se bashkitë do të jenë përfituesit kryesorë të programit “1 miliard për rindërtim”, bërë publik pak ditë më parë nga qeveria.

Në një intervistë për ATSH-në, ministri Çuçi thotë se programi “1 miliardë për rindërtim” është më i madhi i investimeve i hartuar nga qeveritë shqiptare deri më sot. “Përveç vlerës së programit, veçoria e tij është edhe mënyra innovative e ndërtimit të partneritetit midis qeverisë dhe biznesit privat. Ky partneritet ka një vlerë të shtuar në drejtim të afateve të përshpejtuara të realizimit të investimeve çka e bën këtë program një instrument mjaft rezultativ dhe dobiprurës për qytetarët dhe qeverisjen vendore në vendin tonë”, u shpreh ministri.

Bashkitë, thotë Çuçi, do të jenë përfituesi kryesor i këtij programi nëpërmjet financimit të projekteve të tyre të punëve publike si psh. në shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë, ujësjellësa apo projekte të tjera me rëndësi të madhe për publikun. Kjo, sipas tij, është një ndihmë e madhe për bashkitë pas reformës territoriale dhe një shprehje e qartë e vullnetit të qeverisë për t’i ndihmuar ato në konsolidimin e shërbimeve që ato ofrojnë ndaj qytetarëve.

Ministri i Çështjeve Vendore, shprehet se janë përcaktuar blloqet e investimeve, pra sa investime në infrastrukturën kombëtare rrugore, atë turistike e rurale, rikonstruksionin e shkollave, qendrave shëndetësore.

“Do të ketë ndërtime të shkollave të reja, të qendrave të reja spitalore, do të ndërtohen disa vepra shumë të rëndësishme në infrastrukturë, që do t’i shërbejnë qarkullimit në nivel kombëtar, turizmit dhe ekonomisë rurale në zonat e zhvillimit të bujqësisë”, thekson ai.

Një prej investimeve më të mëdha që ministri Çuçi veçon në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe që është projekti i parë, i cili përfshihet në këtë program, është “Rruga e Arbrit”, për të cilën ai bën të ditur se kanë nisur procedurat .

“Pra për qeverisjen vendore janë përcaktuar blloqet e investimeve dhe më pas investimet konkrete mbeten në dorë të bashkive dhe strukturave vendore”, deklaron ministri.

Synojmë. vijon ministri, që të ndërtojmë dhe rindërtojmë afro 150 shkolla në gjithë Shqipërinë, (20 shkolla të reja do ndërtohen vetëm në kryeqytet), përfshirë dhe 6 shkolla ekselence të reja për arsimin profesional,” shprehet ministri Çuçi

“Synojmë që me këtë projekt të zgjidhin probleme të mëdha të infrastrukturës rrugore nacionale, prandaj projekti do të përfshijë investime në infrastrukturë në qytete si Gjirokastra, Berati e Vlora, apo edhe në zonën e Thethit. Sa i përket sektorit të shëndetësisë, është parashikuar ndërtimi i një spitali ekselence, rajonal, në Fier dhe 10 qendrave shëndetësore ekselence në gjithë territorin e vendit”, deklaroi ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi .

Ndërsa lidhur me ecurinë e procesit të decentralizimit të financave publike, Z. Çuçi thotë se nëse ka një fushë ku efekti i reformës territoriale është i prekshëm është pikërisht në decentralizimin e financave publike.

“Që në vitin e parë të mandatit të kësaj qeverie, kemi dyfishuar fondin e investimeve për qeverisjen vendore duke e çuar atë në 100 milionë dollarë. Grantin e pakushtëzuar që qeveria ja transferon buxhetit vendor e gjetëm në 2,1% të GDP në 2013 dhe e kemi çuar në 3,1% të GDP-së.”, deklaroi ministri.

Pas reformës territoriale, sipas ministrit Çuçi, performanca fiskale e bashkive është rritur me 30%, çka do të thotë se bashkitë në vitin 2016 kanë mbledhur 30% më shumë taksa se në vitin 2015, duke marrë parasysh që në vitin 2016 taksa e biznesit të vogël u bë “0”, pra pavarësisht uljes së taksave, bashkitë kanë arritur të mbledhin më shumë para nga taksat lokale që do të thotë rritje të performancës fiskale. “Ky ka qenë edhe një nga objektivat kryesor të reformës territoriale çka është arritur në një kohë shumë të shpejt”, shprehet ai.

Gjithashtu brenda vitit 2017, ministri Çuçi bën të ditur se do të miratohet ligji i parë integral i financave vendore që do të rrisë edhe më tej autonominë dhe buxhetet e bashkive tona.

Related Posts

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025
Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së
Kryesore

Endri Shabani betohet si Avokat i Popullit, i jep puthje deputetëve të PD-së

18/12/2025
Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit
Kryesore

Zjarr brenda dhe jashtë Parlamentit/ Merr flakë fibra e transmetimit të Kuvendit

18/12/2025
Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve
Kryesore

Kaos në Kuvend, mazhoranca voton rendin e ditës mes flakadanëve

18/12/2025
Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Selena Gomez: Viti që kaloi ishte më i bukuri i jetës sime

Selena Gomez sqaron fansat: Ja pse zëri im nuk është më si më parë

18/12/2025
Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

Faji prindëror, dështimi nga “përkëdhelja” dhe rruga drejt tragjedisë: çfarë doli në dritë për Nick Reiner

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al