• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhet operacioni në Sarandë, si u prangosën për drogë zv.drejtori i spitalit dhe futbollisti i Butrintit

07/05/2019
Saranda në ‘shtetrrethim’, vijon operacioni i FNSH-së

Aksion i madh i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Strukturave Speciale Operacionale, për arrestimin e një grupi të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Mes të arrestuarve, edhe zv.drejtori i Spitalit në Sarandë.

Pasditen e së hënës, forca të shumta policie të FNSHsë dhe Forcave Operacionale kanë arrestuar disa persona në Sarandë. Në aksion merrnin pjesë dhe forca të Komisariatit të Sarandës dhe Vlorës, si dhe punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror. Fillimisht, dhjetëra punonjës policie me maska rrethuan një bllok ndërtesash mbi rrugën numër 5.

Më pas, aksioni u shtri dhe në zona të tjera të qytetit të Sarandës. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një grup që merret me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, por detaje të tjera mbahen sekret nga Policia, pasi aksioni vijon ende. Deri tani, Policia ka shoqëruar të paktën 10 persona në Komisariatin e Sarandës.

Në një prej banesave që Policia hyri për kontroll, porta u hap me forcë. Por pavarësisht kësaj, ndërhyrja doli huq, sepse brenda në shtëpi nuk u gjet personi që kërkohej nga Policia. Nga 10 personat e shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë në Sarandë, tetë prej tyre janë transportuar nën masa të rrepta sigurie drejt Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë, ku pritet të merren në pyetje nga hetuesit.

Ndërsa dy prej të shoqëruarve, të cilat janë gra, janë lënë në hetim në gjendje të lirë. Mes të arrestuarve janë Florenc Llanaj, nëndrejtor i Spitalit Rajonal të Sarandës, si dhe një futbollist i ekipit të Butrintit, Adrian Xhibro. Llanaj mësohet se kishte vetëm pak muaj që kishte marrë detyrën e nëndrejtorit. Gjithashtu u arrestuan vëllai i futbollistit, Edvin Xhibro, bashkë me gruan e tij, e cila u la në detyrim paraqitjeje, si dhe Mikel Jorgji dhe Armando Zholi. Mikel Jorgji është një emër i njohur për Policinë, pasi 37-vjeçari është arrestuar edhe para 10 vitesh, po për trafik droge.

I riu nga Saranda, në prill 2009, në bordin e një skafi do të transportonte 300 kg kanabis nga vendi i quajtur “Pema e Thatë”, për në ishullin e Korfuzit në Greqi. Hashashi ishte marrë nga Lazarati. Në atë kohë, Jorgji në bashkëpunim me persona të tjerë kishin arritur që ta nxirrnin nga bllokimi skafin për ta përdorur për trafik të lëndëve narkotike. Mjeti lundrues ishte në pronësi të një gruaje nga Saranda dhe pas targimit dhe matrikulimit ishte vendosur në bllokazh në kuadër të moratoriumit për skafet.

Këta persona dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike drejt Greqisë dhe Italisë. Grupi hetohej prej kohësh për veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës. Saranda është një nyje e transportimit të sasive të mëdha të marijuanës drejt Greqisë përmes kufirit tokësor, por edhe një pikë transiti e trafikimit të llojeve të forta të drogës, si heroinë dhe kokainë.

TË ARRESTUARIT

Florenc Llanaj, 30 vjeç, nëndrejtor i Spitalit Sarandë
Adrian Xhibro, 30 vjeç, futbollist i Butrintit
Edvin Xhibro, vëllai i futbollistit
Mikel Jorgji, 37 vjeç, me precedentë
Armando Zholi

PANORAMA

Related Posts

Kryesore

Policia zbardh vrasjen në Memaliaj, 3 të arrestuar, 2 në kërkim

22/04/2026
Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja
Kryesore

Vrasje në Memaliaj, policia zbardh detaje nga ngjarja

21/04/2026
Shqipëri-Greqi, 1-0
Kryesore

Vizita në Athinë, Mitsotakis do të presë Ramën në zyrë

21/04/2026
Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)
Kryesore

Vjosa çlirohet nga hekurishtet e HEC-it të Becchettit, Ministri i Brendshëm nxjerr pamjet (VIDEO)

21/04/2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj
Kryesore

Shpërthim me lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen dy të rinj

21/04/2026
Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore
Kryesore

Kumbaro në komisionin për edukimin: Reformojmë sistemin e shërbimeve arsimore përmes krijimit të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore

20/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

Adioni në një lidhje me këtë këngëtare të njohur?

22/04/2026
City cinik merr “komandën” e Premier League, ndaj Burnley të Brojës mjafton një gol

City cinik merr “komandën” e Premier League, ndaj Burnley të Brojës mjafton një gol

22/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al