Pak kohë pas shkrirjes së Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUIZNI-t në një insitutucion të vetëm të quajtur Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ka nisur edhe lëvizja në radhët e drejtuesve.
Në Gjirokastër është emëruar sot drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ai është Florian Taçi, i cili prej dy vitesh drejton Hipotekën (ZVRPP Gjirokastër).
Emerimi i tij është bërë me firmë të drejtorit të ASHK-së, Artan Lame. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të jetë në varësi të Kryeministrit.
Ky institucioni shihet si themeli i reformës së pronës. Drejtoria e ALUIZNI-t do të funksionojë këtej e tutje si një sektor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
©argjiroja.net









